Tri simptoma kanceri që mund të shfaqen në mëngjes: I ndieni sapo të zgjoheni dhe nuk është e lehtë t’i injoroni

  • 28.11.2022
Tri simptoma kanceri që mund të shfaqen në mëngjes: I ndieni sapo të zgjoheni dhe nuk është e lehtë t’i injoroni

Simptomat e kancerit janë të ndryshme, por ekzistojnë tri simptoma të cilat shfaqen në orët e mëngjesit dhe të cilat nuk duhet t’i injoroni

Kanceri rritet në heshtje, por sipas një hulumtimi të Cancer Research UK, janë tri simptoma të kancerit të cilat shfaqen në orët e mëngjesit.

Ato janë: lodhja, të vjellat dhe dhembja e kokës, transmeton Telegrafi.


Siç theksohet në këtë studim “lodhja është shumë e shpeshtë te njerëzit të cilët vuajnë nga kanceri dhe shpesh mund të jetë edhe simptoma më e rëndë”.

“Shumica e njerëzve thonë që ai është efekti më shkatërrues i padëshiruar nga të gjitha simptomat e kësaj sëmundjeje të rrezikshme. Dhe lodhja ka të bëjë me kancerin dhe mund të ndikojë shumëfish te njeriu, edhe fizikisht, edhe emocionalisht, edhe mendërisht”, theksohet në hulumtimin e Cancer Research UK.

Sipas shpjegimeve të shkencëtarëve, lodhja në rastin e kancerit më së shpeshti është rezultat për shkak që qelizat e kancerit shterojnë rezervat e materieve ushqyese të trupit në mënyrë që të zhvillohen dhe avancojnë.

Studimet tregojnë se lodhja mund të jetë më e theksuar te kanceri i gjakut, sepse këto sëmundje e kanë origjinën në palcën e eshtrave. Palca e eshtrave është një përcaktues jetik i ashpërsisë së kancerit, sepse është përgjegjëse për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat transportojnë oksigjen në pjesë të ndryshme të trupit. Megjithatë, edhe pse lodhja mund të jetë më e theksuar në kancerin e gjakut, ajo është një sëmundje e zakonshme në të gjitha llojet e tumoreve.

Të përzierat, si simptomë e kancerit, janë karakteristike për tumoret e trurit, tumoret e mëlçisë dhe tumoret gastrointestinale. Njerëzit me kancer të avancuar shpesh ndihen shumë të sëmurë dhe kjo gjendje, sipas studiuesve, shkaktohet nga trajtimi i kancerit me kimioterapi ose rrezatim, rritja, përhapja e kancerit, bllokimi i zorrëve ose vendi ku tumori u zhvillua kryesisht.

Megjithatë, studiuesit vërejnë se përzierja mund të jetë një efekt anësor i disa komplikimeve të tjera shëndetësore dhe rrallëherë lidhet me kancerin. Gjithashtu, të vjellat e mëngjesit shpesh interpretohen si një tregues i qartë se sëmundja po merr vrull, veçanërisht në rastin e kancerit të gjirit.

“Shenjat që kanceri i gjirit mund të jetë përhapur në tru përfshijnë të përzierat, veçanërisht kur pacienti zgjohet në mëngjes. Ky mund të ndodhë edhe me simptoma të caktuara të një tumori të trurit,” tha Cancer Research UK.

Dhimbjet e kokës janë një nga simptomat kryesore të tumoreve të trurit, por ka shumë arsye për dhimbje koke. Dhimbjet e kokës të shkaktuara nga një tumor i trurit mund të kenë disa karakteristika të veçanta – për shembull, ato mund të jenë të rënda dhe të vazhdueshme. Ato mund të përkeqësohen gjatë disa ditëve ose mund të bëhen “më keq në mëngjes”. /Telegrafi/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë