Tetë këshilla si të ushqehemi shëndetshëm në vitin 2023

  • 20.01.2023
Tetë këshilla si të ushqehemi shëndetshëm në vitin 2023

Këtë vit shumë nga ju e nisën me shpresën dhe qëllimin për të pasur një shëndet më të mirë.

Për t’ju ndihmuar AgroWeb.org vendosi të bëjë kërkimet e duhura dhe t’ju sjellë disa këshilla nga dietologë të ndryshëm nga e gjithë bota.

Këto këshilla mund t’i ktheni në zakone të shëndetshme duke filluar që tani.


Thuajini “jo” dietave

Sidomos pas periudhës së festimeve të fundvitit, shumë dieta kufizuese rikthehen si një metodë për rezultate të shpejta.

Këtë vit provoni të shmangni ngrënien intuitive dhe llogaritjen kalorive.

Përpiquni të përqëndroheni më shumë në shenjat që trupi ju jep.

Kjo do t’ju ndihmojë të jeni më në sinkron me trupin tuaj dhe të ndiheni më pak të stresuar nga kontrollimi i kalorive.

Krijoni një pjatë shumëngjyrëshe dhe të ekuilibruar

Mundohuni që në gjysmën e pjatës tuaj të ketë fruta dhe perime shumëngjyrëshe.

Ndërsa në një të katërtën e saj të ketë drithëra (bukë, makarona, oriz). Dhe në pjesën e mbetur të ketë proteina (mish pule, peshk, vezë, fasule).

Largohuni nga ekrani

Zgjidhni të konsumoni të paktën një vakt në ditë, larg nga erkani i celularit, kompjuterit dhe TV.

Shpërqëndrimi mund të bëjë që të konsumoni më shumë ose të prishni ritmin e ngrënies, duke ndikuar kështu tek tretja.

Përpiquni të vlerësoni ushqimin duke gjetur kohë për ta shijuar atë

Mundohuni të krijoni një lidhje më të thellë me ushqimin që keni përpara dhe provoni të angazhoni të gjitha shqisat tuaja ndërsa hani.

Kështu do të ndërtoni një marrëdhënie më të shëndetshme me ushqimin.

Mos e eleminoni sheqerin

Të gjithë flasin për eleminimin e sheqerit nga regjimi ushqimor, por ky privim mund t’ju bëjë të dështoni.

Mënyra më e mirë është të zëvendësosh ëmbëlsirat me opsione që kanë më pak sheqer.

Përshembull, ju mund të zëvendësoni çokollatën e zakonshme me ​​çokollatë të zezë ose me një që përmban më pak sheqer; akulloren me kremin ​​e këndshëm të bananeve të ngrira; kosin e ëmbël me kosin e thjeshtë të mbushur me manaferra të freskëta. Mundësitë janë të pafundme!

Ruani perimet e grira në ngrirje për t’i përdorur gjatë

Kjo është një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të ngrënë më shumë perime duke eleminuar larjen, qërimin ose copëtimin.

Një përzierje kaq të thjeshtë me perime, ju mund ta shtoni lehtësisht tek supa, sallata ose ta konsumoni si një pjatë shoqëruese.

Mos anashkaloni vaktet

Të kosmushosh diçka midis vakteve dhe t’i ekuilibrosh vaktet gjatë gjithë ditës, mund të të ndihmojë të qëndrosh energjik dhe të shmangësh ngrënien e tepërt.

Provoni receta të reja

Sfidoni veten duke mësuar një recetë të re në javë.

Kërkoni receta të shëndetshme dhe njëkohësisht të thjeshta për të rritur vetëbesimin tuaj në kuzhinë./AgroWeb.org

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë