Të gjitha efektet anësore të Ibuprofen

23.09.2021

Ai është në dispozicion në formë tabletash dhe kapsulash, dhe si një shurup që mund ta gëlltisni. Së bashku me efektet e tyre të dobishme, shumica e ilaçeve mund të shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara edhe pse jo të gjithë i përjetojnë ato. Më poshtë janë disa nga efektet anësore më të zakonshme të ilaçeve […]

Të gjitha efektet anësore të Ibuprofen Foto: Ilustrim

Ai është në dispozicion në formë tabletash dhe kapsulash, dhe si një shurup që mund ta gëlltisni.

Së bashku me efektet e tyre të dobishme, shumica e ilaçeve mund të shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara edhe pse jo të gjithë i përjetojnë ato.

Më poshtë janë disa nga efektet anësore më të zakonshme të ilaçeve kundër dhimbjeve:

Dispepsi,

Urth,

Dhimbje stomaku,

Diarre.

Nëse përjetoni ndonjë nga simptomat më sipër, përmbajuni vakteve të thjeshta dhe pini shumë lëngje për të zëvendësuar lëngjet e humbura dhe mos harroni të merrni dozat tuaja me ushqim, ose me një gotë qumësht.

Një efekt anësor pak më i rrallë i ibuprofenit ndërsa jeni në tualet mund të jetë gjaku ose jashtëqitjet e zeza, ngritja e gjakut (vjellja) ose dhimbjet e forta të stomakut, shkruan Telegrafi.

Efekte të tjera, më serioze anësore, mund të përfshijnë:

Vështirësi në frymëmarrje si gulçimi,

Shenjat e një reaksioni alergjik siç është ënjtja rreth gojës ose fytyrës, ose një skuqje e lëkurës me kruajtje.

Sipas NHS, nëse përjetoni këto simptoma ndaloni marrjen e qetësuesit të dhimbjes menjëherë dhe konsultohuni me mjekun tuaj.

Efektet e padëshiruara shpesh përmirësohen ndërsa trupi juaj përshtatet me ilaçin e ri, por është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për ndikimet e mundshme të ibuprofenit.