Spondiloza e unazave të shpinës, sëmundja e shpeshtë e njeriut bashkëkohor

21.12.2021

Shenjat e para të kësaj sëmundje lajmërohen madje edhe në moshën më të re për shkak të mbajtjes së trupit në pozitë jo të duhur, ndoshta nga ndonjë lëndim i vogël, por duke shkaktuar pasoja ne shtyllen kurrizore. Ky problem nganjëherë kjo mund të ndodhë edhe për shkak të njërës këmbë më të shkurtër! Spondiloza […]

Spondiloza e unazave të shpinës, sëmundja e shpeshtë e njeriut bashkëkohor Foto: Ilustrim

Shenjat e para të kësaj sëmundje lajmërohen madje edhe në moshën më të re për shkak të mbajtjes së trupit në pozitë jo të duhur, ndoshta nga ndonjë lëndim i vogël, por duke shkaktuar pasoja ne shtyllen kurrizore.

Ky problem nganjëherë kjo mund të ndodhë edhe për shkak të njërës këmbë më të shkurtër! Spondiloza në boshtin kurrizor shkakton ngushtimin e hapësirës në mes të unazave dhe formimin e disa zgjatimeve eshtrore (osteofite) në këto nyje. Me moshë rritet edhe prania e kësaj sëmundje. 80% e të moshuarve kanë probleme me kurrizin. Natyrisht, të sëmurë konsiderohen vetëm ata të cilët kanë dhimbje.

Zakonisht këto probleme paraqiten ne pjesën efundit te unazave të shpinës(unazat e pjesës lumbale që quhen L4 dhe L5 apo edhe L5 dhe S1), kurse dhimbjet manifestohen edhe gjerë tek fillimi i boshtit kurrizor në pjesën e sipërme apo në pjesën e qafës.

Trajtimi

Përvojat dhe praktikat shumëvjeçare në trajtimin e kësaj sëmundje madje edhe problemeve të tjera me kurrizin me medikamente nuk ka dhënë ndonjë përmirësim dhe sukses të veçuar. Zakonisht medikamentet janë nga grupi i antireumatikëve, të cilët vetëm për momentin i zvogëlojnë dhimbjet dhe mundësojnë lëvizje momentale. Por, këto medikamente kanë edheefekte negative…

Andaj, pas kontrollimit të mirëfilltë dhe konstatimit të gjendjes, verifikimit të shkaktarëve të sëmundjes, me metoda mjekësore atëherë bëhet zgjatja” e boshtit kurrizor që të vihen në vend,nervat e “zënë pick” çlirohen dhe, kështu, fillon qarkullimi normal i gjakut, rehabilitimi i muskujve, nervave, eshtrave. Të gjitha këto plotësohen me terapinë fizikale ku mund te perfshihen metoda tendryshme per trajtimin dhe rehabilitimin nga keto probleme te cilat edhe mund te zgjasin me vite nese nuk trajtohet si duhet ky problem.

Për informata rreth trajtimit të spondilozës kontaktoni Physio Cure Clinic:
Adresa: Physio Cure ClinicRr. Brigada 123, Suharekë
Tel. 049 546 645

*Artikull i sponzorizuar