Si të nisim ditën shëndetshëm

24.08.2020

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës por gjithashtu një mëngjes i shëndetshëm, ndihmon për humbje peshe në mënyrë të suksesshme. Zgjedhjet për mëngjes janë themeli i ditës suaj për shëndet afatgjatë. Në fakt, studimi tregon se njerëzit të cilët fillojnë ditën e tyre me mëngjesin, bëjnë zgjedhje të shëndetshme dhe kështu kanë një […]

Si të nisim ditën shëndetshëm Foto: Ilustrim

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës por gjithashtu një mëngjes i shëndetshëm, ndihmon për humbje peshe në mënyrë të suksesshme. Zgjedhjet për mëngjes janë themeli i ditës suaj për shëndet afatgjatë.

Në fakt, studimi tregon se njerëzit të cilët fillojnë ditën e tyre me mëngjesin, bëjnë zgjedhje të shëndetshme dhe kështu kanë një masë të ulët indeksi për trupin në përgjithësi.

“Nëse i ikim mëngjesit, atëherë patjetër që do të bëjmë një zgjedhje jo të duhur për drekë. Njerëzit që kalojnë mëngjesin, hanë më shumë gjatë ditës”, thotë Emily Banes, eksperte e dietës në Qendrën Mjekësore NorthWest Houston.

“Mund të keni gjetur një mëngjes perfekt nëpër një proces të gjykimit dhe të gabuar. Banes këshillon që njerëzit të mendojnë jashtë kutisë së mëngjesit. Kjo është në rregull, nëse preferoni një sanduiç të vogël ose vezë të ziera fort ndaj ushqimeve tradicionale”, thotë Banes.

Këtu i keni disa ide të tjera:

Zgjidhni drithërat. Drithërat janë një zgjedhje e mirë, sepse ato ju bëjnë të ndiheni të plotë. Sipas një studimi, thuhet se mund të krahasohet ndjenja e satisfaksionit në mes të njerëzve që hanë një mëngjes me bukë gruri të rafinuar dhe ata që hanë drithëra.

Zgjidhni vezët. Një studim i njerëzve në mes moshave 25 dhe 60 vjeç, të cilët ishin duke u përpjekur për të humbur peshë, kanë zbuluar se ata të cilët kanë ngrënë dy vezë për mëngjes kanë humbur peshë. Ata, gjithashtu, kanë raportuar se kanë nivele më të larta të energjisë gjatë gjithë ditës.

Mëngjesi kalorik: Ide për fillestarët e ngadalshëm. “Kur së pari të zgjoheni në mëngjes, në qoftë se nuk jeni një person i mëngjesit, por mund të hani dy orë më vonë, kjo është në rregull. Merrni një kos të vogël më drithëra në të, ose pak gjalpë, a një granola me një grimë të vogël të proteinave në të. Nuk është nevoja të jetë një mëngjes tradicional”, thotë Banes.

Pasi të gjeni opsionet për mëngjes që i përshtaten dietës dhe shijes suaj, planifikoni përpara në mënyrë që këto ushqime t’i keni të gatshme në dorë kur të dëshironi.