Si ndikon mbipesha tek diabeti dhe dhjamosja e mëlçisë

Obeziteti është kthyer në një epidemi që ka një efekt domino në shëndetin e gjithëkujt.

Si ndikon mbipesha tek diabeti dhe dhjamosja e mëlçisë

Një nga rreziqet që i kanosen njerëzve nga obeziteti është dhjamosja e mëlçisë e cila mund ta dëmtojë atë ose mund të nxisë shfaqjen e kancerit.

Dhjamosja e mëlçisë ka lidhje të forta me obezitetin, diabetin e tipit 2, tensionin e lartë të gjakut dhe nivelin jo normal të lipideve në gjak.


Studimet më të fundit paralajmërojnë se diabetikët janë njerëzit më të rrezikuar nga komplikacionet me mëlçinë.

Shkaqet e dhjamosjes së mëlçisë

Dhjamosja e mëlçisë mund të ndodhë si pasojë e pirjes së tepërt të alkolit por edhe të mbipeshës.

Depozitat e mëdha dhjamore nxisin inflamacionin, dëmtojnë qelizat e mëlçisë, shkaktojnë cirrozë e deri në tumor.

Tek diabetikët, këto depozita dhjamore shkaktojnë probleme madhore që shtrihen përtej mëlçisë e deri tek veshkat e truri.

Rënia nga pesha për shëndetin e mëlçisë

Të dhënat, pohojnë se ndryshimet në stilin e jetesës mund të zbusin ndjeshëm rrezikun e komplikacioneve të mëlçisë.

Rënia nga pesha është e rëndësishme dhe e domosdoshme.

Diabetikët dhe njerëzit e prekur nga dhjamosja e mëlçisë duhet të humbasin të paktën 5 përqind të peshës së trupit për të pastruar disi mëlçinë nga këto depozita.

Pra nëse një person peshon 90 kilogramë, ai ose ajo duhet të humbasë të paktën 4.5 kilogramë nga pesha.

Regjimi mesdhetar për një mëlçi të shëndetshme

Sipas ekspertëve, rënia nga pesha mundësohet nga aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme.

Një nga regjimet më të mira për njerëzit që kanë probleme me mëlçinë është ai Mesdhetar.

Ky regjim rekomandon ngrënien e shumë frutave, perimeve, arrorëve, farave, drithërave të plota, peshkut dhe vajit të ullirit.

Sa i përket aktivitetit fizik, ekspertët këshillojnë aerobinë dhe trajtimet që stimulojnë rezistencën e njeriut.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Zëri i Qytetarëve
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës