Shprehitë e pirjes së kafesë që ju bëjnë të plakeni më shpejtë

  • 16.11.2022
Shprehitë e pirjes së kafesë që ju bëjnë të plakeni më shpejtë

Megjithëse kafeja nuk është një pije e pashëndetshme, ka disa shprehi të pirjes së kafesë që do t’ju bëjnë të plakeni më shpejt.

Dietologia Lisa Moskovitz ka thënë për revistën Eat This, Not That se para së gjithash nuk duhet të pini kafe para mëngjesit, sepse mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

“Për një pamje rinore, hani fruta të freskëta, drithëra ose arra për mëngjes”, është shprehur ajo.


Sheqeri gjithashtu ndikon ndjeshëm në plakje. Për këtë arsye, nuk duhet të shtoni kurrë një sasi të madhe sheqeri në kafe.

“Molekulat e sheqerit lidhen me fibrat e proteinave në qelizat tona dhe ky proces i dëmshëm quhet glikacion. Produktet përfundimtare të glikacionit dëmtojnë kolagjenin në lëkurën tonë dhe kështu elasticiteti i tij ulet”, ka shpjeguar dietologia.

Duhet të pini gjithmonë ujë me kafenë tuaj. Përndryshe, mund të ndodhë dehidratim, i cili ndikon negativisht në lëkurë, tretje dhe nivelet e energjisë.

Asnjëherë mos konsumoni kafe në mbrëmje pasi do t’jua çrregullojë gjumin. Hulumtimet e publikuara në revistën American Academy of Sleep Medicine  treguan se vetëm një natë gjumë i dobët ndikon në plakjen e qelizave.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë