Shkaqet e një gjumi jo të qetë

  • 29.11.2022
Shkaqet e një gjumi jo të qetë

Mungesa e gjumit e bën më të vështirë të mendosh dhe më të lehtë të jesh në ankth dhe i irrituar

Në terma afatgjatë, mungesa e gjumit rrit riskun për obezitet, tension të lartë të gjakut, diabet dhe madje dhe vdekje të parakohshme. Këto e bëjnë të rëndësishme që të zbulosh se çfarë nuk shkon me gjumin tuaj.

Ndonjëherë të rriturit në moshë më të madhe zgjohen herët në mëngjes, edhe pse mendojnë se u duhet të flenë më shumë. Cikli i gjumit mund t’ju ndryshojë në mënyrë dramatike kur jeni më të vjetër, duke ju shkaktuar që t’ju vijë gjumë më herët. Kështu, nëse ju vjen gjumë nga ora 8 të darkës, atëherë do zgjoheni në 4 të mëngjesit.


Një nga arsyet kryesore të një gjumi jo të mirë, është stili i jetesës, ku përfshihen:

▪ Konsumimi i alkoolit brenda 4 orëve para gjumit – ndoshta mund t’ju ndihmojë që të bini më lehtë në gjumë, por mund t’jua prishë gjumin gjatë natës.
▪ Ngrënia pak orë para gjumit – shtrirja me barkun plot mund të shkaktojë refluks, gjë që e bën më të
vështirë rënien dhe qëndrimin në gjumë.
▪ Fjetja gjatë ditës – gjumi pasdite ose më vonë mund ta bëjë më të vështirë që të flini natën
▪ Kafeina – kafeina (në kafe, çaj dhe pije me gaz) bllokon një substancë të trurit që quhet adenozinë dhe ju ndihmon të flini.

Disa ilaçe ju shkaktojnë pagjumësi. Disa shembuj janë: Bllokuesit beta për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut.

Shumë probleme kronike të shëndetit mund të kenë efekte negative në gjumin tuaj. Disa nga më të shpeshtat janë:

▪ Gjëndra e zmadhuar e prostatës – nevoja për të urinuar gjatë natës mund të zgjojë personat me këtë problem.
▪ Dhimbja kronike – është e vështirë të flesh kur ke dhimbje.
▪ Neuropatia – therjet, mpirja apo dhimbja në duar dhe këmbë mund të bëjë që të zgjoheni shpesh natën.

Ndryshoni ato pjesë të stilit të jetesës që mund të jenë duke ju shkaktuar pagjumësi. Zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë. Shmangni pajisjet elektronike rreth dy orë para gjumit. Flini në një dhomë të freskët, të qetë dhe të errët. /KP

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë