Shkaktarët kryesorë të lodhjes së syve – shenjat e para

14.02.2022

Sipas tyre, lodhja mund të ndodhë nga sforcimi ose përdorimi afatgjatë i kompjuterit, telefonit e të tjerë. Sytë e njeriut kanë tre grupime muskujsh. Secili prej tyre punon fort, sidomos kur ne lexojmë ose përdorim kompjuterin për një kohë të gjatë, por edhe faktorë të tjerë që do i mësoni më poshtë. Përdorimi dhe sforcimi […]

Shkaktarët kryesorë të lodhjes së syve – shenjat e para Foto: Ilustrim

Sipas tyre, lodhja mund të ndodhë nga sforcimi ose përdorimi afatgjatë i kompjuterit, telefonit e të tjerë.

Sytë e njeriut kanë tre grupime muskujsh.

Secili prej tyre punon fort, sidomos kur ne lexojmë ose përdorim kompjuterin për një kohë të gjatë, por edhe faktorë të tjerë që do i mësoni më poshtë.

Përdorimi dhe sforcimi i muskujve nxit lodhjen dhe dobësimin e shikimit.

Simptomat e lodhjes së syve

Disa prej simptomave më të zakonshme të lodhjes së syve janë:
– Djegie, kruarje dhe dhimbje të syve;
– Lotim ose tharje e syve;
– Shikim i mjegulluar;
– Dhimbje koke;
– Dhimbje të shpatullave, shpinës dhe qafës;
– Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës;
– Vështirësi në përqendrim;
– Vështirësi në hapjen e syve.

Disa prej shkaktarëve më të mëdhenj të lodhjes së syve janë:
– Përdorimi i pajisjeve dixhitale;
– Leximi afat-gjatë dhe i tepruar e pa pushim;
– Udhëtimet e gjata me makinë që kërkojnë përqendrim maksimal;
– Ekspozimi ndaj dritës së fortë ose të zbehtë për një kohë të gjatë;
– Tharja e syrit;
– Stresi dhe lodhja;
– Ekspozimi afat-gjatë ndaj ajrit të kondicionuar ose shumë të ngrohtë.

Kompjuteri i lodh sytë më shumë se librat sepse:
– Njerëzit kanë tendencën të pulisin më pak sytë dhe pulitja është thelbësore për lubrifikimin e syve;
– Ekrani reflektohet;
– Ekrani kërkon një pikëpamje të duhur;
– Ekrani ka kontrast të ulët.

Faktorë të tjerë që përkeqësojnë problemin me sytë janë: ajri i ndotur, mënyra e gabuar e të qëndruarit në këmbë ose ulur por edhe ngulitja e syve në ekran për një kohë të gjatë.

Lodhja e syve mund të jetë rraskapitëse dhe sfilitëse. Ajo nxit lodhjen fizike por edhe ndikon ndjeshëm tek aftësia e njeriut për tu përqendruar.

Ekspertët rekomandojnë adresimin e problemit sa më parë duke bërë një vizitë tek okulisti dhe mos abuzuar me pajisjet dixhitale.