Shenjat që jep trupi dhe si të kuptoni dhimbjet e apandesitit

13.08.2021

Në ditët e sotme, sa herë që kemi një dhimbje ose problem shëndetësor, gjëja e parë që bëjmë është të kërkojmë në internet. Një lojë doktorash, që nuk na takon ta luajmë për hir të shëndetit. Le të marrim shembullin e dhimbjeve të stomakut që shpesh ngatërrohen me ato të apandisitit. Duke qenë se çdo […]

Shenjat që jep trupi dhe si të kuptoni dhimbjet e apandesitit Foto: Ilustrim

Në ditët e sotme, sa herë që kemi një dhimbje ose problem shëndetësor, gjëja e parë që bëjmë është të kërkojmë në internet.

Një lojë doktorash, që nuk na takon ta luajmë për hir të shëndetit.

Le të marrim shembullin e dhimbjeve të stomakut që shpesh ngatërrohen me ato të apandisitit.

Duke qenë se çdo dhimbje është specifike dhe ka padyshim një shkak, interneti nuk mundet të na e tregojë as sqarojë, sepse çdo problem mund të diagonstikohet vetëm nga mjeku.

Çfarë është apendiksi

Apendiksi është një organ i vogël në formën e gishtit që ndodhet në anën e poshtme të djathtë të abdomenit.

Në moshë të vogël, apendiksi është shumë i dobishëm për sistemin imunitar.

Ai ndihmon trupin të luftojë sëmundjet.

Me kalimin e moshës, apendiksi resht së funksionuari dhe është i panevojshëm.

Çfarë është apandesiti

Apandesiti është një sëmundje që shkaktohet nga bllokimi dhe inflamacioni i apendiksit.

Ky inflamacion shkakton vështirësi në rrjedhën e gjakut.

Organi mund të shpërthejë duke e shpërndarë infeksionin në pjesë të tjera të sistemit tretës.

Nëse apandesiti nuk trajtohet në kohë, mund të jetë vdekjeprurës.

Cilat janë simptomat e apandesitit

Apandesiti shfaqet me shumë simptoma, por ato kryesoret janë:

  • Dhimbje të forta barku,
  • Të vjella dhe të përziera,
  • Konstipacion ose diare,
  • Fryrje abdominale
  • Temperaturë dhe ethe
  • Humbje e oreksit

Si të kuptoni nëse ka shpërthyer apendiksi

Për fat të mirë, apendiksi nuk shpërthen pa paralajmërim.

Sipas mjekëve, njeriu përballet si fillim me simptomat e mësipërme dhe më kryesorja është dhimbja e mprehtë e barkut përreth kërthizës dhe me drejtim në anën e djathtë të poshtme të barkut.

Pra, dhimbja e fortë që shpërndahet në zonën e stomakut është shenja më kryesore.

Dhimbja përshkruhet si e padurueshme dhe duket sikur bëhet më e fortë pas çdo lëvizjeje.

Kolla apo tështima mund ta përkeqësojnë atë.

Nëse mendoni se apendiksi juaj ka shpërthyer ose është shumë pranë shpërthyerjes atëherë duhet të nxitoni menjëherë drejt spitalit.