Shenjat më të zakonshme që organizmi i jep në rastet kur e teproni me sheqer

  • 14.11.2022
Shenjat më të zakonshme që organizmi i jep në rastet kur e teproni me sheqer

Debati për sheqerin dhe ndikimin e tij në organizëm qëndron akoma i hapur. Sëmundje kardiovaskulare, diabet apo peshë e shtuar janë disa nga sëmundjet që lidhen më shpesh me sheqerin.

Pavarësisht rekomandimeve të shumta të mjekëve për rrezikun nga sheqeri, në të gjithë botën konsumohet njëjtë e në sasi të mëdha.

Ushqimet e ëmbla janë vërtetë shumë të shijshme, por me to nuk duhet as ta teproni.


Kryesisht sepse kanë sheqerin si përbërës kryesor i cili mund të kthehet në një armik të trupit tuaj shumë shpejt.

Këtë nuk ju duhet shumë punë për ta kuptuar pasi, është vetë organizmi që e kundërshton praninë e këtij produkti në trup.

Në këtë artikull të AgroWeb.org tregohen disa nga shenjat më të zakonshme që trupi jep në rastet kur e teproni me sheqerin.

Problemet me tretjen

Të dhënat nga studimet tregojnë se sheqeri mund të ulë nivelin e baktereve të mira në organizëm.

Sheqeri mund t’i zhdukë bakteret e mira të cilat ndihmojnë në shëndetin e mirë për rreth një javë ndaj konsumi i tepërt mund të kthehet në një problem të vërtetë.

Mungesa e këtyre baktereve shkakton probleme me të gjithë sistemin tretës.

Sigurisht këtu bëhet fjalë për sheqerin e bardhë industrial dhe jo për ushqimet apo frutat të cilat kanë sheqer natyral në përbërje.

Probleme me lëkurën

Ushqimet me përmbajtje sheqeri apo vetë sheqeri si substancë mund të ndikojnë në përhapjen e akneve në disa zona të fytyrës.

Këtë e shprehin edhe ekspertët të cilët shpjegojnë se sheqeri nxit prodhimin e hormoneve, veçanërisht androgjenit i cili shkakton akne.

Aknet nga sheqeri shfaqen kryesisht në zonën e qafës, nofullave dhe gojës.

Pra, nëse po ju bezdisin dhe po ju shtohen aknet krejt pa pritur, gjasat janë që ta keni tepruar me sheqerin.

Luhatje në disponim

Duken si dy procese shumë të largëta, por ushqimi dhe humori janë shumë të lidhur me njëri tjetrin.

Teprimi me sheqerin mund të ndikojë tek neurotransmetuesit e trurit të cilët janë përgjegjës për rregullimin e humorit.

Duke bërë kështu që të jeni gjatë gjithë kohës të nervozuar dhe impulsivë.

Këtë e konfirmojnë edhe ekspertët, të cilët thonë se sheqeri i tepërt prish balancat.

Sheqeri mund t’ju ndihmojë të ndiheni mirë sapo e konsumoni, por përgjatë orëve dhe ditëve vepron në efektin e kundërt.

Jeni gjithnjë të uritur

Sheqeri bën që presioni i gjakut të rritet duke ju bërë të ndiheni më të uritur.

Duke qenë se përshpejton shumë procese të trupit do të ndiheni të uritur shumë më shpejt nga sa mendoni.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë