Sekreti i orarit të ngrënies për të rënë nga pesha

  • 30.12.2022
Sekreti i orarit të ngrënies për të rënë nga pesha

Ushqyerja është e lidhur ngushtë me rënien në peshë po aq sa shpërndarja e vakteve gjatë ditës.

Nga studimet e vazhdueshme për këtë çështje, ekspertët kanë dalë në konkluzionin se ngrënia e vakteve herët gjatë ditës mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të peshës.

Studimi më i fundit të cilit i referohet AgroWeb.org analizoi mënyrën dhe orarin e të ngrënit të disa personave duke i ndarë ato në disa kategori.


Për katër ditë me rradhë, grupi i parë i konsumoi të gjitha vaktet nga ora 08:00 deri në orën 14:00.

Grupi i dytë i konsumoi të gjitha vaktet nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Në fund të periudhës së provës, studiuesit zbuluan se grupi i parë nuk dogji shumë kalori ama pësoi një rënie të oreksit.

Ata konfirmuan se hormoni i urisë ghrelina ishte në nivele më të ulëta në mëngjes, por akoma më të ulëta në mbrëmje.

Dëshira për të ngrënë ishte më e ulët kur njerëzit ushqeheshin me orar, por rritej rreth orës 22:30 pak përpara gjumit.

Grupimi i vakteve nuk është i përshtatshëm për të gjithë
Studiuesit shpjegojnë se grupimi i të gjitha vakteve brenda një fashe orari nuk është një qasje e përshtatshme për të gjithë.

Për shembull, personat që merren me sport kanë shumë vështirësi për tu mësuar me një mënyrë të tillë ushqyerje.

Ata kanë një orar të caktuar ushqimi dhe aktiviteti fizik dhe zbatimi i një metode të tillë nuk u vjen për shtat.

Personat që vuajnë nga diabeti kanë probleme të tjera dhe kjo sëmundje i detyron ato të hanë më shpesh.

Gratë shtatzëna apo persona që vuajnë nga sëmundje të rënda, mund ta kenë të vështirë që të konsumojnë të gjithë vlerat ushqimore në aq pak kohë.

Gjithashtu personat që kanë patur probleme me çrregullime me ushqyerjen siç janë rastet e anoreksisë apo bulimisë, një regjim i tillë nuk këshillohet.

Këshillat që Duhen Ndjekur
Gjithsesi para se të ndërmerrni këtë hap, AgroWeb.org ju sugjeron që të këshilloheni parimisht me mjekun përkatës.

Këshillohet gjithashtu që të mos e lini mëngjesin pa ngrënë, duke qenë se është dhe vakti më i rëndësishëm i ditës.

Nëse vini re që gjatë këtij regjimi trupi juaj jep shenja si marramendja, nivel i ulët i sheqerit apo i tensionit, ndërpriteni menjëherë.

Si dhe ajo që është e rëndësishme është që të mos hani më shumë se zakonisht gjatë orareve të përcaktuara, pasi kështu do të shtoni në peshë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë