Sa kalori kanë bananet dhe a bën t’i hani kur jeni në dietë

  • 25.12.2022
Sa kalori kanë bananet dhe a bën t’i hani kur jeni në dietë

A është e sigurt të hani banane kur përpiqeni të humbni peshë?

Rregulla e parë e ushqimit është gjithmonë që pemët janë ushqim i shëndetshëm, mirëpo është për t’u habitur që një numër i madh dietash ndalon konsumimin e bananes.

Banania është pemë, para së gjithash, mirëpo po fillon t’i dalë fama që është përplot me sheqer dhe kalori.


Më shumë se 70.000 herë në muaj është bërë pyetje në Google “Sa kalori ka banania?”, ndërkaq një numër i madh trajnerësh këshillojnë shmangien e kësaj peme, transmeton Telegrafi.

Ja përse e bëjnë këtë. 

Një banane e madhësisë mesatare ka 27 gramë hidrokarbure, gjë që është më shumë se dy feta buke të bardhë, por edhe 14 gramë sheqer.

Sheqeri shfaqet në formë fruktoze, të cilën organizmi shpejt e tretë dhe ngre nivelin e sheqerit dhe të insulinës në gjak.

Bashkë me të gjitha këto, bananet kanë 105 kalori!

Nëse jeni adhurues i kësaj peme, nuk jeni të detyruar që të mos e hani kur dëshironi të eliminoni tepricën e peshës së trupit. Bananet nuk do të ndërpresin procesin tuaj të eliminimit të peshës së tepërt.

Ato vërtet përmbajnë sheqer, por ai sheqer nuk është artificial dhe është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave C dhe B6 dhe i antioksidantëve kundërinflamatorë.

Ato fibra mund t’ju ndihmojnë pikërisht që të humbni peshë, ndërkaq shtimi i sasisë së fibrave në 30 gramë në ditë mund të çojë deri te humbja e peshës.

Një banane e madhësisë mesatare ka 3.1 gramë fibra.

Hani banane me pak proteina dhe yndyrë nga gjalpi i bademeve dhe i kikirikëve dhe do të keni një shujtë të këndshme e cila do t’ju japë më shumë energji.

Hani para ose pas ushtrimeve, në mënyrë që të kini energji të mjaftueshme për ushtrime dhe këndellje.

Konkluzioni është që banania nuk është armike dhe, nëse përpiqeni të humbni ndonjë kilogram më shumë, përqendrohuni te ushqimi dhe ushtrimin tuaj, jo te pemët. 

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë