Rritja e sheqerit në gjak gjatë mëngjesit? – Përse ndodh edhe tek njerëzit pa diabet

  • 06.12.2022
Rritja e sheqerit në gjak gjatë mëngjesit? – Përse ndodh edhe tek njerëzit pa diabet

Quhet “fenomeni i agimit” dhe ndodh zakonisht midis orës 2 dhe 8 të mëngjesit.

Por përse ky fenomen ndodh edhe tek njerëzit që nuk vuajnë nga diabeti?

AgroWeb.org ju njeh me arsyen më poshtë në artikull dhe se çfarë mund të bëni në këtë rast.


Pse sheqeri në gjak është i lartë në mëngjes?

Në përgjithësi, ndryshimet hormonale normale që bën trupi juaj në mëngjes shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak, pavarësisht nëse keni apo jo diabet.

Trupi thjesht prodhon më shumë insulinë dhe ju as nuk e vini re se kjo po ndodh.

Por nëse keni diabet është ndryshe. Meqë trupi juaj nuk i përgjigjet insulinës njësoj si shumica, niveli i sheqerit në gjak mund të rritet, edhe nëse ndiqni një dietë të rreptë.

Efektet e fenomenit të agimit mund të ndryshojnë nga personi në person, madje edhe nga dita në ditë.

Disa studiues besojnë se çlirimi natyral brenda natës i hormoneve si kortizoli, hirmonet e rritjes etj, e bën rezistencën tuaj ndaj insulinës më të fortë. Kjo do të bëjë që sheqeri në gjak të rritet.

Ju gjithashtu mund të keni sheqer të lartë në gjak në mëngjes sepse:

Nuk kishit mjaftueshëm insulinë një natë më parë.

Keni marrë shumë ose pak ilaçe.

Keni ngrënë ushqimin e gabuar para gjumit.

Çfarë mund të bëni?

Nëse prekeni nga ky fenomen përpiquni të:

Konsumoni darkë më herët në mbrëmje.

Bëni diçka aktive pas darkës, si për shembull një shëtitje.

Këshillohuni me mjekun tuaj nëse po merrni një mjekim.

Konsumoni mëngjes. Kjo ndihmon në kthimin e sheqerit në normalitet, gjë që i tregon trupit tuaj se është koha për të frenuar hormonet anti-insulinë.

Konsumoni një vakt të lehtë me karbohidrate dhe proteina para gjumit.

Këshillohet të shmangni të gjitha pijet me sheqer.

Nëse keni diabet, shanset janë që herë pas here sheqeri në gjak të jetë më i lartë në mëngjes.

Kjo mund të mos jetë diçka për t’u shqetësuar, por nëse ndodh disa herë radhazi, AgroWeb.org ju këshillon ta kontorlloni sheqerin në gjak një herë gjatë natës rreth orës 2 ose 3 të mëngjesit, për disa netë.

Më pas shifrat mund t’ja tregoni mjekut tuaj në mënyrë që ai të mund të kuptojë nëse keni vërtet fenomenin e agimit apo diçka tjetër. /AgroWeb.org

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë