QKMF e Suharekës tregon këshillat për t’u mbrojtur nga Koronavirusi

29.02.2020

Koronavirusi është shpërndarë në shumë shtete të botës, ku së fundmi ky virus ka arritur edhe në Maqedoninë e Veriut, por fatmirësisht në Kosovë nuk ka raste me Koronavirus. Nga data 08.02 deri me 28.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 30 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 […]

QKMF e Suharekës tregon këshillat për t’u mbrojtur nga Koronavirusi Foto: Ilustrim

Koronavirusi është shpërndarë në shumë shtete të botës, ku së fundmi ky virus ka arritur edhe në Maqedoninë e Veriut, por fatmirësisht në Kosovë nuk ka raste me Koronavirus.

Nga data 08.02 deri me 28.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 30 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Ndërsa së fundmi Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare – Suharekë ka publikuar disa këshilla për tu mbrojtur nga Koronavirusi.

Këshillat për tu mbrojtur nga Koronavirusi:

1. Lani mirë dhe shpesh duart
2. Mos i prekni me duar sytë, gojën dhe hundën
3. Mbulojeni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollitjes dhe teshtitjes
4. Faculetat e përdorura hudhni në shportën më të afërt të mbeturinave
5. Shmangni qëndrimet në ambiente të mbyllura dhe të mbingarkuara
6. Shmangni kontaktin e afërt me persona të prekur nga gjendjet gripoze
7. Mos merrni antibiotikë, pa përshkrim të mjekut
8. Pini sa më shumë ujë, çaj dhe lëngje
9. Pastroni ambientin tuaj me dezinfektues me bazë klori ose alkooli
10. Personat të cilët kanë qenë në Kinë, apo në vende me Koronavirus, brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet të kërkojnë menjëherë ndihmën e mjekut