Pse është i rëndësishëm pastrimi i perimeve dhe frutave?

03.02.2021

Frutat dhe perimet janë produktet më të rëndësishme në regjimin tuaj ushqimor, por nëse nuk i lani mirë ato, pasojat mund të jenë të rënda. Sipas studimit të Universitetit të Houston dhe të Kolegjit Conrad H.Hilton, ku AgroWeb.org u bazua, shumë pak prodhues të vegjël janë të trajnuar rreth sigurisë ushqimore. Për këtë arsye ju […]

Pse është i rëndësishëm pastrimi i perimeve dhe frutave? Foto: man in mask and protective gloves buying fruit food it supermarket shop during quarantine for covid-19 virus outbreak

Frutat dhe perimet janë produktet më të rëndësishme në regjimin tuaj ushqimor, por nëse nuk i lani mirë ato, pasojat mund të jenë të rënda.

Sipas studimit të Universitetit të Houston dhe të Kolegjit Conrad H.Hilton, ku AgroWeb.org u bazua, shumë pak prodhues të vegjël janë të trajnuar rreth sigurisë ushqimore. Për këtë arsye ju mund të jeni më të ekspozuar ndaj sëmundjeve që vijnë nga ushqimi.

Në fakt, shumë prej kultivuesve të vegjël nuk u kërkohet të ndjekin udhëzimet e sigurisë ushqimore.

Disa sëmundje të transmetuara nga ushqimi, shkaktohen nga prodhimet e ndotura.

Për shembull, lejimi i bagëtisë që të kullosë lirshëm; përdorimi i plehut të papërpunuar; mos pastrimi i duhur i mjeteve dhe pajisjeve bujqësore dhe të mos pasurit e ambienteve të përshtatshme të larjes së duarve ose tualetit pranë fermës ose zonës së paketimit,  janë shkaktarët që mund të dëmtojnë prodhimin.

“Ekzistojnë boshllëqe në njohuritë e fermerëve rreth sigurisë ushqimore, prandaj është e rëndësishme që t’i bëjmë ata të vetëdijshëm për rreziqet që lidhen me praktikatat që përdorin, si dhe t’ju ofrojmë alternativa më të sigurta” – thotë Zahra Mohammad, autori kryesor i këtij studimi.

Por sigurisht që kjo nuk do të thotë se ju duhet të ndaloni blerjen nga fermerët vendas.

Në fakt mbetet ende e paqartë nëse kontaminimi i produkteve ndodh vetëm në tregjet e fermerëve apo ka faktorë të tjerë, të cilët janë të pa zbuluar.

Ja se çfarë mund të bëni për të qënë më të sigurt

Sigurohuni që të pastroni pjesën e jashtme të produkteve tuaja me ujë të ngrohtë dhe një furçë për të hequr çdo papastërti, si ato patogjene ose mbetjet e pesticideve që mund të fshihen në lëkurë.

Gjithashtu, zierja, pjekja ose pjekja e perimeve potencialisht mund të shkatërrojë disa baktere, viruse dhe parazitë.

Ndalimi i transmetimit të sëmundjeve nga ushqimi është çelësi dhe kjo është arsyeja pse ky studim është kaq i rëndësishëm.