Pesë shenja që tregojnë se trupi juaj është i uritur për vitamina

  • 08.03.2023
Pesë shenja që tregojnë se trupi juaj është i uritur për vitamina

Dr. Susan Blum në librin “Plani Shërues i Sistemit të Imunitetit”, ka bërë të ditura shenjat e pazakonta, që tregojnë se keni mungesë vitaminash dhe çfarë duhet të bëni, që të përmbushni vitaminat e nevojshme.

“Me ngrënien e ushqimeve të gatshme, nuk është çudi që në ditët e sotme, të gjithë të kemi mungesë vitaminash, qoftë nga mungesa e ngrënies së tyre, apo edhe mungesa e tretjes si duhet” ka shkruar Dr. Blum, transmeton Telegrafi.

Sinjali i parë i trupit: Të çara në skajet e gojës


Mungesa: Hekur, zink dhe vitaminë B si niacina (B3), riboflavina (B2) dhe B12. Kjo zakonisht ju ndodhë vegjetarianëve.

Shërimi: Hani më shumë mish shpezësh, salmon, tuna, ve, midhje, domate të thara në diell, gjethe zvicerane, susam, kikirik dhe bishtaja.

Sinjali i dytë i trupit: Njolla të kuqe si luspa nëpër fytyrë (apo edhe pjesë tjera të trupit) dhe humbje flokësh

Mungesa: Biotin (B7) e njohur si vitamina për flokë. Kur trupi juaj mbledhë vitamina që vinë nga yndyrat (A, D, E, K), nuk mbledhë vitaminën B, që është e tretshme në ujë. Kjo zakonisht ndodhë tek bodibilderët.

Shërimi: Kërkoni më shumë vezë të pjekura (pjekja e liron avidinën) salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, fara të sojës, ara, mjedra dhe banane.

Sinjali i tretë i trupit: Xhunga të bardha apo të kuqe, që duken si akne, posaçërisht në faqe, duar, kofshë dhe prapanicë

Mungesa: Acide esenciale yndyrore dhe vitaminën A dhe D.

Shërimi:  Shmangni yndyrat e dëmshme dhe zëvendësoni me ato që janë më të shëndetshme. Fokusohuni tek shtimi i sardinave dhe salmonit, arave, fara të lirit, kërpit dhe chia. Për vitaminën A, kërkoni perime me ngjyrë si karota dhe specat.

Sinjali i katërt i trupit: Ndjesi shpimi gjilpërash, pickimi dhe mpirje në duar, këmbë apo vende të tjera

Mungesa: Vitamina B si folate (B9), B6 dhe B12. Ky është një problem që shkaktohet nga nervat periferike dhe vendi ku ato përfundojnë.

Shërimi: Kërkoni spinaq, shpargull, rrepa, fasule, vezë oktopod, midhje, molusqe dhe mish shpezësh.

Sinjali i pestë i trupit: Dhimbje të çmendura muskujsh, sikur therje me thikë në gishta të këmbëve të këmbëve, harqe të këmbëve dhe në pjesën e pasme të këmbës

Mungesa: Magnez, kalcium dhe kalium.

Shërimi: Hani sa më shumë banane, bajame, lajthi, kungull, qershi, molla grejpfrut, brokoli, gjethe të gjelbra si kale, spinaq dhe luleradhiqe.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë