Përse shtypja e gjakut duhet të matet në dorën e majtë dhe në dorën e djathtë: Çka paralajmëron dallimi i madh!

23.01.2021

Dallimi i rëndësishëm të cilin e tregon shtypja e gjakut midis dy duarve mund të jetë shenjë paralajmërimi për sulm në zemër apo sulm në tru, sipas një meta-analize të re të 24 studimeve globale të botuara në revistën Hypertension. Një studim i ri ka zbuluar që secila shkallë e dallimit midis dy duarve është […]

Përse shtypja e gjakut duhet të matet në dorën e majtë dhe në dorën e djathtë: Çka paralajmëron dallimi i madh! Foto: Ilustrim

Dallimi i rëndësishëm të cilin e tregon shtypja e gjakut midis dy duarve mund të jetë shenjë paralajmërimi për sulm në zemër apo sulm në tru, sipas një meta-analize të re të 24 studimeve globale të botuara në revistën Hypertension.

Një studim i ri ka zbuluar që secila shkallë e dallimit midis dy duarve është rrezik nga shfaqja e sulmit në zemër apo sulmit në tru gjatë dhjetë vjetëve të ardhshëm të jetës për një për qind.

Ky studim tregon edhe atë që sa më i lartë të jetë dallimi në shtypjen e gjakut midis duarve, është rreziku edhe më i madh vaskular, andaj është vendimtare të matet shtypja në të dy duart në mënyrë që të përcaktohet te pacientët se a mund të jetë në mënyrë të konsiderueshme rritja e rrezikut, kanë theksuar mjekët.

Dallimi prej 10 e më shumë apo më pak konsiderohet normal dhe s’ka arsye për brengosje.

Mirëpo, dallimi më i madh midis dy duarve mund të jetë shenjë e ngushtimit apo të ngurtësimit të arteries, gjë që mund të ndikojë në qarkullim të gjakut.

Nëse e matni shtypjen e gjakut në shtëpi nuk do të duhej të pini duhan, pije me kafeinë apo të ushtroni…

Gjithashtu është e nevojshme të zbrazni fshikëzën. Uluni me shpinën drejt dhe mbështetuni.