Përfitimet shëndetësore nga vezët

Vezët janë ushqim i lirë që konsumohen nga njerëzit në mbarë botën. Megjithëse ekzistojnë lloje të ndryshme të vezëve, vezët e pulës konsumohen më së shpeshti.

Përfitimet shëndetësore nga vezët

Vezët janë ushqim i lirë që konsumohen nga njerëzit në mbarë botën. Megjithëse ekzistojnë lloje të ndryshme të vezëve, vezët e pulës konsumohen më së shpeshti.

Vezët përmbajnë shumë vitamina dhe minerale të cilat janë të rëndësishme për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.


Vitamina A e përmirëson shëndetin dhe pamjen e lëkurës, sistemit imunitar dhe të parit. Vitamina B2 e përmirëson efikasitetin e energjisë, rrit nivelin e rruazave të kuqe të gjakut, e përmirëson shikimin dhe punën e sistemit nervor.

Vitamina B5 e përmirëson shfrytëzimin e energjisë dhe funksionet kognitive. Vitamina D e ruan shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve dhe e përmirëson absorbimin e kalciumit.

Vitamina E përmirëson shëndetin e sistemit riprodhues, sistemit nervor dhe muskujve. Biotina e përmirëson efikasitetin e energjisë, ruan shëndetin e flokëve dhe të lëkurës, dhe e përmirëson sistemin imunitar. Kolina e përmirëson përpunimin e yndyrës dhe funksionin e mëlçisë, transmeton koha.net. Acidi folik e përmirëson formimin e rruazave të gjakut dhe indeve të bebeve në zhvillim.

Jodi e përmirëson funksionin e tiroides, e ruan shëndetin e lëkurës dhe funksionin e sistemit nervor. Hekuri merr pjesë në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe qarkullimin e oksigjenit në trup. Luteina dhe zeaksantina e përmirësojnë shëndetin e syve dhe e reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të syrit. Fosfori e ruan shëndetin e eshtrave dhe të dhëmbëve dhe e përmirëson efikasitetin e energjisë.

Proteinat janë të nevojshme për ndërtimin dhe funksionimin e muskujve, organeve, rigjenerimin e indeve, prodhimin e antitrupave, enzimave dhe hormoneve. Seleni e redukton nivelin e radikaleve të lira, e stimulon punën e gjëndrës tiroide dhe sistemit imunitar.

Vezët konsiderohen një nga burimet më të mira të proteinave. Një vezë e madhësisë mesatare përmban mesatarisht rreth 5.53g proteina. Rreth 12.6% të vezës e përbëjnë vetë proteinat.

Një vezë mesatare përmban rreth 63 kalori. Rreth 9% e vezës është yndyrë, të cilën e gjejmë në të verdhën e vezës. Pjesa më e madhe e yndyrës, të cilën e gjejmë në vezë, konsiderohet e shëndetshme: rreth 38% e acideve yndyrore të pangopura, 16% të acideve yndyrore poli-të-pangopura dhe 28% acide yndyrore të ngopura.

Vezët përmbajnë edhe kolesterol. Një vezë mesatare përmban rreth 164mg kolesterol. Sa i përket ndikimit të kolesterolit të vezës në shëndet, mendimet janë të ndryshme. Disa besojnë se ai e dëmton shëndetin, ndërsa disa besojnë se nuk e dëmton dhe në fakt e përmirëson shëndetin.

Përfitimet e mundshme shëndetësore

Ndërtimi i muskujve – Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave që e ruajnë punën dhe shëndetin e muskujve dhe e ngadalësojnë shpejtësinë me të cilën humbet masa e muskujve.

Funksioni më i mirë i trurit – Vezët përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë të nevojshme për funksionimin e duhur të qelizave të trurit dhe atyre nervore.

Nivelet e ekuilibruara të energjisë – Vezët përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë të nevojshme për trupin ashtu që qelizave t’u sigurojnë burim të qëndrueshëm dhe të balancuar të energjisë.

Imuniteti i fortë – Vezët përmbajnë vitaminë A, B12, dhe selen, të cilat janë dëshmuar se mund ta përmirësojnë funksionimin e sistemit imunitar.

Shëndet më i mirë i zemrës – Kolina e luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, sepse mund ta zvogëlojë nivelin e homocisteineve, një aminoacid që është i lidhur me rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Rritje dhe zhvillim i shëndetshëm i fëmijës – Përbërja ushqyese e vezëve kontribuon për një dietë të shëndetshme dhe të balancuar të grave shtatzëna dhe mund të ndihmojë në parandalimin e çrregullimeve të lindura.

Shëndet më i mirë i syve – Luteina dhe zeaksantina ndihmojnë në parandalimin e degjenerimit makular, sëmundjes së syrit që është shkaku kryesor i verbërimit.

Ruajtja e një peshe të shëndetshme të trupit – Proteinat me cilësi të lartë në vezë ndihmojnë në ruajtjen e peshës së shëndetshme sepse e zgjasin ndjenjën e ngopjes.

Pamja më e mirë – Vitaminat dhe mineralet që i gjejmë në vezë e përmirësojnë shëndetin dhe pamjen e lëkurës. Ato gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e plakjes së parakohshme. Sistemi i fortë imunitar gjithashtu kontribuon në pamje të shëndetshme dhe të bukur, ndërsa vezët mund ta forcojnë sistemin imunitar

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë