Përfitimet shëndetësore nga qershiat

18.06.2022

Efektet pozitive në organizmin tonë janë të shumta, ndaj konsumimi i tyre do të ishte edhe shumë i nevojshëm. Qershia është një frut, i cili përmban pak sheqer dhe kalori – ideale për ata që ndjekin dieta për dobësim. Studimet thonë se qershitë përmbajnë flavonoidë që kanë veti antioksidante. Ato ndihmojnë edhe në problemet e kyçeve, […]

Përfitimet shëndetësore nga qershiat Foto: Cherries in a wooden plate on a pink background. flat lay.

Efektet pozitive në organizmin tonë janë të shumta, ndaj konsumimi i tyre do të ishte edhe shumë i nevojshëm.

Qershia është një frut, i cili përmban pak sheqer dhe kalori – ideale për ata që ndjekin dieta për dobësim.

Studimet thonë se qershitë përmbajnë flavonoidë që kanë veti antioksidante. Ato ndihmojnë edhe në problemet e kyçeve, që vijnë nga artriti.

Vetitë e tjera të qershive:

Përmbajtja e melatoninës

Qershitë kanë përmbajtje të lartë të melatoninës, që njihet për balancimin e ciklit gjumë-zgjim. Melatonina është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, që ka efekt parandalues ndaj tumoreve të ndryshme.

Luftimi i sëmundjeve të zemrës

Një veti tjetër është edhe dobia që ka për t’i luftuar sëmundjet e zemrës. Lëngu i qershisë këshillohet për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, për shkak të përmbajtjes së sasisë së ulët të sheqerit.

Bishtat e qershive

Edhe bishtat e qershive kanë efekte pozitive në shëndet dhe mund të bëhen çaj, pasi kanë veti diuretike.