Përfitimet shëndetësor nga lëngu i limonit dhe lëkurës së tij – si t’a pëgatisni

  • 10.08.2022
Përfitimet shëndetësor nga lëngu i limonit dhe lëkurës së tij – si t’a pëgatisni

Lëngu i limonit mund të gjendet në produkte të ndryshme, duke përfshirë majonezën, humusin dhe pije të ndryshme.

Pse ky frut është kaq i njohur? Sepse përfitimet nga limoni janë të panumërta!


AgroWeb.org ju njeh më poshtë me vlerat e tij ushqyese, përfitimet në organizëm dhe si të përgatisni lëngun e limonit.

Vetitë ushqyese të limonit

Limonët janë të pasur me vitaminë C, por janë gjithashtu plot me kalium, kalcium, fosfor, magnez, hekur dhe vitamina të kompleksit B.

Ato janë të pasur me fibra dhe antioksidantë të dobishëm, të cilët gjenden kryesisht në lëkurën e tij.

Një limon zakonisht përmban:

  • 26 mg kalcium
  • 0.30 mg hekur
  • 4.6 mg magnez
  • 9.3 mg fosfor
  • 80 mg kalium
  • 2 % e sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës B-1.
  • 1 % e sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës B-2.
  • 0.10 mg vitaminë B-3
  • 0,10 mg vitaminë B-
  • 3 % e sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës B-6
  • 6.4 mg vitaminë B9 (folat)
  • 30.7 mg vitaminë C

Përfitimet shëndetësore

Me kaq shumë vitamina dhe minerale, limonët gjithashtu kanë një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore.

Limoni është i njohur për antioksidantët që mund të parandalojnë dhe mbrojnë qelizat nga kanceri.

Sasitë e mëdha të vitaminës C mund të ndihmojnë gjithashtu në uljen e presionit të gjakut.

Parandalon formimin e gurëve të tëmthit dhe veshkave.

Një studim në të cilin AgroWeb.org u mbështet, tregoi se lëngu i freskët i limonit mund të përdoret si një trajtim alternativ për gurët në veshka.

Nxit tretjen, stimulon sistemin tretës, forcon sistemin imunitar, mbështet dhe përmirëson funksionin e mëlçisë dhe zvogëlon inflamacionin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, lëngu i limonit mund të përmirësojë përthithjen e hekurit dhe rrjedhimisht të trajtojë aneminë.

Zbut dhimbjen e fytit, falë efekteve anestezike dhe antibakteriale.

Si të përgatisni ujë me limon

Për shkak se acidi që ai përmban mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve, këshillohet që të holloet me ujë.

Ajo çfarë ju duhet të bëni është të shtrydhni një gjysmë limoni në 200ml ujë.

Pas shtrydhjes, grini lëkurën e limonit në rende dhe shtojeni në pijen e përgatitur.

Lëkura është e rëndësishme, sepse përmban sasinë më të madhe të antioksidantëve të dobishëm.

Për më tepër shije, aromë dhe vlera ushqyese, ju mund të shtoni disa feta kastraveci, xhenxhefil, mjaltë ose nenexhik.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë