Përdorimi i marijuanës mund të rrisë rrezikun për goditje cerebrale tek të rinjtë

28.01.2020

Të rinjtë që përdorin marijuanë duket se përballen me një risk më të lartë për goditje cerbrale krahasuar me ata që nuk e përdorin këtë drogë. Studiuesit mblodhën të dhëna nga një pyetësor i Qendrës së Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, që përfshinte pothuajse 44,000 pjesmarrës të moshave nga 18 në 44 vjeç. Rreth 14% […]

Përdorimi i marijuanës mund të rrisë rrezikun për goditje cerebrale tek të rinjtë Foto: Ilustrim

Të rinjtë që përdorin marijuanë duket se përballen me një risk më të lartë për goditje cerbrale krahasuar me ata që nuk e përdorin këtë drogë.

Studiuesit mblodhën të dhëna nga një pyetësor i Qendrës së Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, që përfshinte pothuajse 44,000 pjesmarrës të moshave nga 18 në 44 vjeç. Rreth 14% raportiuan se kishin përdorur marijuanë brenda muajit të kaluar.

Të rinjtë që kishin përdorur marijuanë kohët e fundit para se të bëhej studimi kishin 1.8 herë më shumë gjasa të përjetonin një goditje cerebrale krahasuar me ata që nuk përdornin marijuanë.

Rreziku i shte 2.5 herë më i lartë në përdoruesit e rregullt (më shumë se 10 ditë në muaj). Përdoruesit e rregullt të marijuanës që pinin dhe cigare të zakonshme kishin tre herë më shumë risk se sa jo – përdoruesit.

Meqenëse studimi ishtë vëzhgues, nuk vërtetohet plotësisht që marijuana  shkakton risk të rritur për goditje cerebrale. Gjithsesi, tymi i marijuanës përmban shumë nga toksinat e njëjta, irritantët dhe karcenogjenët e gjetur në tymin e cigareve, që është një kontribues i njohur për sëmundjet kardiovaskulare.