Përfitimet në organizëm – Sa është i shëndetshëm orizi?

  • 17.03.2021
Përfitimet në organizëm – Sa është i shëndetshëm orizi?

Në të kaluarën, njerëzit e zakonshëm në Japoni nuk mund të hanin shumë oriz, sepse shumica e tij përdorej nga fermerët japonezë për të paguar taksat e tyre.

Sot, nuk mund ta imagjinojmë kuzhinën japoneze pa oriz apo sushi. Një tas i shëndetshëm me oriz mund të bëjë që trupi juaj të përfitojë në mënyra të ndryshme, sipas “Bright Side”.

Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

Nëse keni luftuar për të rënë në peshë për shumë kohë, një pjatë oriz mund të jetë pikërisht ajo që rekomandon mjeku.


Për shkak se orizi është me pak yndyrë dhe natrium dhe me shumë fibra, ai mund të jetë një ushqim i shkëlqyer që ju ndihmon në arritjen e qëllimit tuaj.

Është vërtetuar se njerëzit që hanë oriz kaf peshojnë më pak dhe kanë shanse më të ulëta për të shtuar peshë. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për orizin e bardhë, mund të jetë më pak efektiv për humbjen e kilogramëve.

Ju ndihmon të dukeni më të rinj

Gratë japoneze përdorin ujë orizi për ta mbajtur lëkurën të butë dhe rinore, por ngrënia e orizit rregullisht mund t’ju ndihmojë edhe të qëndroni të reja.

Orizi përmban shumë antioksidantë që mbrojnë qelizat e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe madje mund të zbehin rrudhat ekzistuese.

Mban zemrën të shëndetshme

Të hani oriz rregullisht është një mënyrë natyrale dhe e shijshme për të përmirësuar shëndetin e zemrës.

Për shkak se është një anti-inflamator natyral, parandalon formimin e pllakave brenda enëve të gjakut dhe ul rreziqet për probleme të caktuara të zemrës, si sulmet në zemër ose goditjet në tru.

Orizi është gjithashtu i pasur me flavonoide, të cilat janë vërtetuar se luftojnë sëmundje të ndryshme të zemrës .

Mban larg sheqerin në gjak

Për cilindo që vuan nga sheqeri i lartë në gjak, ngrënia e orizit është një mënyrë e mirë për ta luftuar atë.

Por është më mirë të zgjidhni orizin kaf, sepse ai ka rreth 3 herë më shumë fibra dhe është më i pasur me proteina.

Orizi kaf ju jep ndjesinë e ngopjes, dhe ngrënia e vetëm 200 gram prej tij në ditë mund t’ju ndihmojë të mbani një nivel të shëndetshëm të sheqerit në gjak.

Ndihmon tretjen

Përmbajtja e lartë e fibrave në oriz,  pastron trupin dhe largon toksinat nga sistemi juaj, të cilat përmirësojnë edhe veshkat.

Përmirëson shëndetin e sistemit nervor

Sistemi nervor i trupit tonë ka nevojë për vitamina të ndryshme B për të qëndruar i shëndetshëm, dhe për shkak se orizi përmban shumë lloje të vitaminave B, ai ndihmon në rregullimin e proceseve të tij biologjike.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë