Oraret e gjumit – Si ndikojnë në tretjen e ushqimit dhe shëndetin e stomakut

  • 15.04.2021
Oraret e gjumit – Si ndikojnë në tretjen e ushqimit dhe shëndetin e stomakut

Mjekët paralajmërojnë se ndryshimet e orareve të gjumit kanë një ndikim të fortë në metabolizëm.

Sipas tyre, çdo vonesë e mundshme në zbatimin e një orari rigoroz të gjumit nxit një rezistencë më të lartë ndaj insulinës.

Kjo do të thotë se njerëzit që nuk flenë në orar, kanë më shumë akumulim të glukozës në gjak. Një gjë e tillë shkakton shfaqjen e diabetit të tipit 2.


Çfarë është Insulina dhe përse ndikohet nga oraret e gjumit

Insulina ndihmon trupin të përthithë glukozë nga ushqimi dhe ta përdorë atë për energji. Një pjesë e kësaj energjie ruhet në organizëm dhe vendoset në përdorim kur trupi fle.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse njeriu vonon të flejë, atëherë trupi vazhdon të mbledhë sheqer nga ushqimet, edhe nëse nuk jeni duke ngrënë.

Në këtë mënyrë, pikat e magazinimit të sheqerit në trup mbushen  shumë. Kësisoj, sheqeri në gjak konvertohet në qeliza yndyrore.

Çdo vonesë në fjetje e shtyn trupin të ruajë më shumë energji dhe të mos e shpenzojë atë. Në teori, kjo shpjegon përse cilësia e keqe e gjumit ka lidhje me një metabolizëm problematik.

Ky problem vërehet shumë tek femrat. Rreziku i shfaqjes së diabetit është më i lartë tek femrat në moshën e mesme, dhe lidhja mes insulinës dhe gjumit, shpjegon shumë gjëra mbi këtë fenomenon.

Për më tepër, njerëzit që e shtyjnë gjumin për më vonë, kanë më shumë tendencë ta teprojnë me ushqimin dhe të jenë mbipeshë. Njerëzit që kanë probleme me gjumin, sipas të dhënave, besohet të jenë më të prirur të konsumojnë gjëra të ëmbla ose ushqime të kripura.

Cilësia apo sasia

Shqetësimet e mjekëve dhe ekspertëve janë të mëdha në lidhje me vonesën në fjetje dhe nivelin e lartë të kalorive të konsumuara. Sipas tyre trupi është më i aftë të metabolizojë glukozën në orët e para të ditës se sa në mbrëmje. Këshilla e AgroWeb.org ështue se, nëse dëshironi të humbisni në peshë, përqendrohuni tek cilësia dhe oraret e gjumit, bashkë me një regjim të shëndetshëm ushqimor dhe aktivitet fizik.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë