Nga nesër akrepat lëvizin një orë pas, si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin mendor të njeriut?

30.10.2021

Pra, në orën 04:00 treguesit akrepat do  të tregojnë orën 03:00. Por si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin mendor të njeriut? Psikologia, Arjona Marra thotë se ka një lidhje mes shëndetit mendor dhe ndryshimit të orës. Në një intervistë për “Ditë e Re” në RTV Ora, Marra shpjegoi se studimet e fundit kanë gjetur […]

Nga nesër akrepat lëvizin një orë pas, si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin mendor të njeriut? Foto: Ilustrim

Pra, në orën 04:00 treguesit akrepat do  të tregojnë orën 03:00.

Por si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin mendor të njeriut?

Psikologia, Arjona Marra thotë se ka një lidhje mes shëndetit mendor dhe ndryshimit të orës.

Në një intervistë për “Ditë e Re” në RTV Ora, Marra shpjegoi se studimet e fundit kanë gjetur një korrelacion me aksidenteve që ndodhin ditët e para kur ora është ndryshuar dhe shëndetit mendor të njerëzve.

Ka debate të vazhdueshme nëse duhet të bëhet ky ndryshim. Parlamenti Evropian diskuton që ky ndryshim mos bëhet më, sepse ndërrimi i orës ndikon shëndetin mendor të njerëzve. Është parë një lidhje shumë e ngushtë me aksidentet të cilat bëhen ditën e parë që ndryshon ora, aksidente në punë të hënën e parë që ndryshon ora. 3 ditët e para në të cilat ora është e ndryshuar në pranverë, nxjerr një korrelacion midis ndryshimit të orës dhe rritjes së shansit deri tre herë më shumë për të pasur atak kardiak. Të gjitha këto janë vetëm për shkak të ndryshimit të orarit”, u shpreh psikologia.

Pse ndodh?

“Trupin jon është shumë i lidhur me natyrën dhe në trupin tonë ka disa gjene, të cilat gjurmojnë kohën, lindja e diellit dhe perëndimi.

Është vënë re se këto gjene me ndryshimin e orës kanë  ndikuar me metabolizmin, orën e gjumit, sjelljen dhe të gjitha këto ndikojnë në humorin e njeriut”, tha psikologia.