Ndezja e cigares pas ushqimit, dëmi që shkakton

  • 06.03.2023
Ndezja e cigares pas ushqimit, dëmi që shkakton

Shumica e duhanpirësve iu pëlqen që të ndezin një cigare menjëherë pasi kanë konsumuar ushqim. Por në fakt ata nuk e dinë se sa dëm po u shkakton organizmit të tyre ky zakon.

Dëshira e madhe për të ndezur cigaren menjëherë pas ushqimit është një impuls që ndodh te shumë duhanpirës. Shpesh ata ndezin cigaren menjëherë duke menduar që do ta tresin ushqimin më shpejt, por shkenca nuk e përkrah këtë teori të tyre.

Është konstatuar që një cigare pas ushqimit mund të ketë ndikimin e njëjtë në organizëm sikur të keni pirë dhjetë. Gjithashtu, pirja e duhanit menjëherë pas ngrënies vetëm sa i irriton edhe më shumë zorrët. Sistemi i tretjes punon në tërë trupin, kurse nikotina lidhet me oksigjenin në gjak, sepse pastaj absorbohet më lehtë.


Shkencëtarët paralajmërojnë se një cigare pasi të keni konsumuar ushqim, rrit në mënyrë dramatike rrezikun e kancerit të zorrëve dhe kancerit të mushkërive. Nëse nuk mundeni pa e ndezur një cigare, të paktën konsumojeni atë 20 minuta pas ushqimit.

Zakonisht duhanpirësit kanë frikë ta lënë duhanin pasi mendojnë se do të shtojnë peshë. Një studim i fundit tregoi se fajtori për gjithçka mund të jetë truri ynë, i cili dëshiron të kompensojë mungesën e papritur të nikotinës në trup duke kërkuar ushqim të pashëndetshëm.

Autori i studimit psikologu Mustafa al’ Absi tha: “Ne kemi hetuar nëse mungesa akute e nikotinës shkakton rritje të marrjes së ushqimit të pashëndetshëm dhe si përfshihen receptorët përgjegjës për lehtësimin e stresit” – transmeton KP.

Për t’ju dhënë një nxitje më shumë, shkencëtarët kanë zbuluar se duhanpirësit që e lënë duhanin, veçanërisht në moshë të re, kanë shkallë shumë më të ulët të vdekshmërisë sesa ata që vazhdojnë. Në mënyrë të veçantë, sipas një studimi të ri shkencor mbi ndërprerjen e duhanit, duhanpirësit që e lënë duhanin para moshës 35 vjeçare kanë nivele të ngjashme vdekshmërie gjatë një periudhe të caktuar kohore si ata që nuk kanë pirë kurrë duhan.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë