Mungesa e vitaminës B, çfarë i ndodh trupit tuaj, ushqimet ku mund ta gjeni

13.11.2020

Lodhja kronike dhe mungesa e forcës janë vetëm disa nga simptomat që përfaqësojnë mungesën e vitaminës B. Mungesa e vitaminës B jep simptoma të caktuara, të cilat mund të ndodhin në formën e lodhjes së fortë ose aftësisë së zvogëluar të shikimit. Lodhja është një nga shenjat e para të mungesës së vitaminës B, pasi […]

Mungesa e vitaminës B, çfarë i ndodh trupit tuaj, ushqimet ku mund ta gjeni Foto: Ilustrim

Lodhja kronike dhe mungesa e forcës janë vetëm disa nga simptomat që përfaqësojnë mungesën e vitaminës B.

Mungesa e vitaminës B jep simptoma të caktuara, të cilat mund të ndodhin në formën e lodhjes së fortë ose aftësisë së zvogëluar të shikimit.

Lodhja është një nga shenjat e para të mungesës së vitaminës B, pasi trupi juaj mbështetet në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat sjellin oksigjen në organet tuaja.

Pa oksigjen të mjaftueshëm në qelizat tuaja, ju do të ndjeheni të lodhur pavarësisht sa gjatë do të flini, transmeton kp.

Nëse nuk merrni oksigjen të mjaftueshëm nga qelizat e kuqe të gjakut, muskujt tuaj do të jenë shumë të dobët dhe nuk do të keni forcë të mjaftueshme as për aktivitete ditore, të tilla si mbajtja e një qese të rëndë normalisht nga supermarketi.

Kujtesa juaj bllokohet më shpesh. Kjo ka shumë të ngjarë të mos jetë shfaqja e demencës së hershme, por niveli i ulët i vitaminës B. Kur një test gjaku zbulon mungesën e vitaminës B, me shtesën e duhur dietike, simptomat fillojnë të zhduken.

Mungesa e vitaminës B gjithashtu ndikon në gjendjen tuaj shpirtërore, e cila shpesh çon në depresion ose ankth.

Ushqimet ku mund ta gjejmë

Vitamina B1 gjendet kryesisht te soja dhe drithërat, vitamina B2 gjendet te majaja e birrës, tek e bardha e vezës, bizelet dhe kosi. Ndërsa vitamina B3 gjendet me shumicë te mëlçitë, peshku dhe majaja e birrës, transmeton SuharekaOnline.

Vitaminën B6 e gjejmë me shumicë te buka integrale, mëlçia e viçit, peshku, shpendët, thjerrëzat, spinaqi, banania etj.

Vitamina B12, përveçse te mëlçitë, mund të gjendet tek midhjet, haviari, salmoni i kuq, drithërat, peshku ton, qumështit dhe nënproduktet e tij. Ndërsa vitamina B17 mund të gjendet te kajsitë, luleshtrydhet, bathët, fasulet etj.