Mjekët okulistë: Rritet numri i fëmijëve me probleme në shikim për shkak të teknologjisë

26.10.2021

“Është shtuar numri i fëmijëve që vijnë për kontroll. Kjo vjen nga dy faktorë: e para se janë rritur problemet, por edhe nga rritja e ndërgjegjësimit të prindërve”, u shpreh mjeku. Mjeku shtoi se një problemet më të mëdha në shikimin e fëmijëve dhe jo vetëm është miopia. Po ashtu, ai theksoi se ka edhe […]

Mjekët okulistë: Rritet numri i fëmijëve me probleme në shikim për shkak të teknologjisë Foto: Ilustrim

“Është shtuar numri i fëmijëve që vijnë për kontroll. Kjo vjen nga dy faktorë: e para se janë rritur problemet, por edhe nga rritja e ndërgjegjësimit të prindërve”, u shpreh mjeku.

Mjeku shtoi se një problemet më të mëdha në shikimin e fëmijëve dhe jo vetëm është miopia.

Po ashtu, ai theksoi se ka edhe sëmundje të fshehura, si ajo e glaukomës dhe për këtë arsye duhet të bëhen vizita periodike tek okulistët.

“Vizita dhe kontrolle periodikisht pas moshës 40-vjeç për të parandaluar rënia e shikimit”, tha ai.

Ndërsa, mjekja tjetër Nora Burda këshilloi se fëmijët nga zero deri në 2 vjeç nuk duhet të qëndrojnë para ekraneve.

Sipas saj, fëmijët e moshës nga 4 deri në 6 vjeç duhet të qëndrojnë  vetëm 20 minuta në ditë para ekranit.