Me rënie të temperaturave, por edhe me reduktimin e ngrohjes shfaqen këto katër sëmundje!

  • 05.12.2022
Me rënie të temperaturave, por edhe me reduktimin e ngrohjes shfaqen këto katër sëmundje!

Përveç viruseve dhe baktereve të cilat po qarkullojnë këto ditë nëpër kolektive, disa sëmundje dhe ftohje mund t’i merrni për shkak të kohës së ftohtë.

Edhe kjo ndodh për shkak të një arsyeje të thjeshtë!

Koha e ftohtë dobëson trupin tonë, gjë që pengon sistemin tonë të imunitetit të luftojë kundër sëmundjeve dhe të funksionojë normalisht, transmeton Telegrafi.


Këto janë katër gjendje shëndetësore të cilat, nëse nuk shërohen në kohë, mund të shkaktojnë probleme edhe më të mëdha:

  • Mpiksja e gjakut

Ndryshimet e papritura të temperaturës shkaktojnë stres të nxehtësisë për trupin dhe ai duhet të “punojë” më shumë për të ruajtur temperaturën e tij konstante. Hulumtimet kanë treguar që kjo rrit shfaqjen e ngjizjes së gjakut gjatë dimrit.

Autorët e studimit, nga një spital në Nice, Francë, sugjerojnë se infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes gjatë dimrit mund t’i bëjnë njerëzit më të ndjeshëm ndaj mpiksjes së gjakut, si dhe ngushtimit të enëve të gjakut.

Këto janë shenjat e mpiksjes së gjakut:

▪ dhimbje ose ndjeshmëri
▪ lëkurë që është e ngrohtë në prekje
▪ skuqje ose njollë e lëkurës

  • Gripi

Sezoni i gripit ka filluar me të madhe dhe dihet mirë që ai rritet me ardhjen e motit të ftohtë. Virusi i gripit bartet nëpërmjet piklave të nxjerrja nëpërmjet teshtitjes dhe kollitjes. Pasi virusi infekton një person, duhen 1-2 ditë që të shfaqen simptoma të tilla si ethe, dhimbje koke, kollë e thatë, hundë të mbytur, temperaturë, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, humbje oreksi dhe dobësi të përgjithshme të trupit.

Gripi përkeqësohet në muajt e dimrit dhe moti i ftohtë mund të përkeqësojë simptomat e tij të zakonshme, të cilat janë shumë të ngjashme me ato të një ftohjeje shumë të keqe, e cila përfshin një temperaturë mbi 38 gradë Celsius.

  • Astma

Moti i ftohtë është posaçërisht i rrezikshëm për njerëzit të cilët vuajnë nga astma. Para së gjithash, për shkak të temperaturës së ulët, ftohjes dhe gripit, lagështisë dhe mykut, mund të shkaktojë sulme astme, madje edhe të çojë në ngufatje. Kjo zakonisht pasohet me inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes, kollë, frymëmarrje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që astmatikët të kenë gjithmonë një inhalator, ose një pompë dhe një shall, të cilat do të ngrohin ajrin e ftohtë para se ta merrni frymë. Gjithashtu, duhet të shmangin dhomat e çrregullta, të ftohta dhe të lagështa.

  • Sulmi në zemër

Njerëzit të cilët janë të ekspozuar ndaj motit të ftohtë kanë probabilitet më të lartë të përjetojnë sulmin në zemër, tregoi një studim i fundit. Studiuesit suedezë nga Universiteti Lund në Suedi zbuluan se numri mesatar i sulmeve në zemër në ditë ishte dukshëm më i lartë kur moti ishte i ftohtë në krahasim me motin e ngrohtë.

Rreziku i sulmit në zemër mendohet të jetë më i lartë në mot të ftohtë, sepse trupi reagon ndaj të ftohtit duke ngushtuar enët sipërfaqësore të gjakut. Kjo zvogëlon nxehtësinë e lëkurës dhe rrit rrjedhjen e gjakut nëpër arterie. Trupi gjithashtu fillon të dridhet dhe rrahjet e zemrës rriten për t’ju ngrohur. /Telegrafi/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë