Lëngjet më të mira të frutave për stinën e virozave

  • 21.12.2022
Lëngjet më të mira të frutave për stinën e virozave

Vitamina C është e nevojshme për të forcuar imunitetin, sidomos në periudhë virozash.

Duke qenë se vitamina C tretet në ujë dhe organizmi nuk arrin ta prodhojë vetë, njeriu duhet të ushqejë trupin vazhdimisht me këtë vitaminë.

Rregulli i përgjithshëm është që të rriturit duhet të konsumojnë rreth 75-90 miligramë vitaminë C në ditë, por ka studime që rekomandojnë të paktën 500 miligramë në ditë.


Disa njerëz arrijnë të përballojnë edhe doza më të larta deri në 2000 miligramë vitaminë në ditë.

Ndaj sasia e 500 miligramëve konsiderohet një kufi i shëndetshëm, por kur bëhet fjalë për suplementë, AgroWeb.org ju këshillon që si fillim të konsultoheni me një mjek.

Më poshtë, AgroWeb.org do t’ju sugjerojë një listë me lëngje të plota frutash të pasura me vitaminë C por edhe antioksidantë.

Lëngu i portokallit për imunitetin

Lëngu i portokallit është shumë i pasur me vitaminë C dhe rekomandohet kundër inflamacionit, sidomos atij që shkaktohet nga një regjim ushqimor me bazë mishi.

Ekspertët thonë që për të marrë këto vlera duhet të pimë lëng portokalli me gjithë tul çdo ditë.

Lëngu i rrushit për trurin

Lëngu i freskët i rrushit është plot me vitamina dhe antioksidantë të cilat i bëjnë mirë trurin.

Eksperimentet e kryera tregojnë se konsumi ditor i këtij lëngu për të paktën 12 javë përmirëson ndjeshëm kujtesën.

Lëngu i boronicës së kuqe për tretjen

Përveç vitaminës C, ky lëng është shumë efikas kundër infeksioneve të veshkave por edhe për përmirësimin e sistemit tretës.

Ai  pengon prodhimin e baktereve të ulçerës, por që të merrni këto përfitime, ky lëng duhet të jetë 100 përqind natyral.

Lëngu i domates kundër kancerit

Domatet përmbajnë shumë antioksidantë që janë të nevojshme për betejën kundër kancerit.

Bashkë me domatet ju mund të shtrydhni disa perime për të marrë jo vetëm vitamina dhe antioksidantë por edhe fibër dhe minerale.

Lëngu i kumbullës për një tretje më të mirë

Lëngu i kumbullës është plot me antioksidantë, kalium dhe fibër.

Ai shërben si laksativ dhe lehtëson jashtëqitjen.

Lëngu i shegës plot antioksidantë

Shega është një thesar vlerash dhe lëngu i saj përmban më shumë antioksidantë se çaji jeshil apo vera e kuqe.

Antioksidantët na mbrojnë nga radikalet e lira të cilat shkaktojnë jo vetëm inflamacion por edhe sëmundje më të këqija, siç është kanceri./AgroWeb.org

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë