Kurat natyrale më të mira kundër dhimbjeve të gjurit

Me kalimin e kohës, trupi i njeriut humbet forcën e vet dhe bëhet më i brishtë.

Kurat natyrale më të mira kundër dhimbjeve të gjurit

Kyçet preken më lehtë nga frakturat për shkak të vështirësive në lëvizje.

Pikëtakimi i kockave përbëhet nga ligament, tendina dhe kapilarë të cilët veshin edhe muskujt.


Gjuri në veçanti përballet me shumë stres, sepse mundëson jo vetëm lëvizjen e pjesës së poshtme të trupit por edhe mban pjesën e sipërme.

Kupa e gjurit është ajo që ka nevojë për lubrifikim të vazhdueshëm, në të kundërt preket nga inflamacioni.

Dhimbjet janë të forta dhe kryesisht shkaktohen nga artriti, reumatizma, lëndimet, sëmundjet imunitare, infeksionet, tendinat problematike, akumulimi i acidit urik e të tjerë.

Për fat të mirë ka shumë kura natyrale kundër inflamacionit dhe dëmtimeve të ligamenteve të gjurit.

Lexoni më poshtë këshillat nga ekspertët.

Kurat që funksionojnë kundër dhimbjeve të gjurit

Speci i kuq djegës

Speci i kuq djegës është përdorur prej shekujsh kundër dhimbjeve.

Ai përmban kapsaicinë që bllokon transmetuesit e dhimbjes në rrugën e tyre drejt trurit.

Nëpërmjet lëkurës, kapsaicina ndalon fibrat e nervave të ndiejnë dhimbje dhe ta transmetojnë atë.

Kapsaicina parandalon shpërndarjen e dhimbjes në zona të tjera.

Uthulla e mollës

Sipas të dhënave, uthulla e mollës futet në lëkurë dhe shpërbën kristalet e acidit që formohen në kyçe.

Acidi acetik zbut dhimbjen e tendinave dhe inflamacionit.

Për më tepër, uthulla përmban shumë minerale si kalçiumi, magnezi, kaliumi dhe fosfori.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është shumë i dobishëm kundër inflamacionit, madje shërben edhe si vaj bartës i shkëlqyer.

Xhenxhefili

Studimet kanë treguar se aplikimi në lëkurë i xhenxhefilit zbut dhimbjet e osteoartritit brenda një jave.

Xhenxhefili nuk ka natyrë agresive dhe ka aftësinë të vonojë madje dhe shmangë nevojë për përdorimin e trajtimeve më të vështira mjekësore.

Kura natyrale për dhimbjet e kockave, gjurit dhe kyçeve

Pasta e mëposhtme pakëson inflamacionin dhe zbut dhimbjen.

Kjo pastë bëhet duke përzier vaj ulliri, uthull, xhenxhefil dhe spec djegës.

Të gjithë këto përbërës luftojnë inflamacionin edhe nëse konsumohen si ushqim.

Përbërësit:

2 lugë gjelle me spec djegës pluhur

1 gotë me uthull molle ose gjysëm gote me vaj ulliri ekstra të virgjër e të ngrohur.

Si uthulla ashtu edhe vaji bëjnë të njëjtin efekt, ndaj zgjidhni sipas mundësive.

Një copë e vogël xhenxhefili të grirë hollë.

Përgatitja:

Përziejeni uthullën ose vajin e ullirit me specin djegës dhe xhenxhefilin e grirë.

Përziejeni mirë deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë.

Vendoseni atë në zonën e dhimbjes dy herë në ditë dhe mbajeni për 20 minuta,

Më pas shpëlajeni zonën dhe thajeni me peshqir.

Pjesën e mbetur të pastës mund ta ruani në frigorifer por përpara çdo aplikimi përziejeni edhe njëherë.

Ekspertët rekomandojnë që dhimbjet e kyçeve, gjurit dhe kockave nuk duhet të neglizhohen.

Shpesh ato kërkojnë ndërhyrje mjekësore por në shumë raste, kurat natyrale ju ofrojnë qetësimin e munguar.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë