Gjumi i pasdites ndihmon shëndetin e trurit – Çfarë duhet të dini

  • 24.03.2021
Gjumi i pasdites ndihmon shëndetin e trurit – Çfarë duhet të dini

Të marrësh një sy gjumë pasdite apo jo, kjo është një nga dilemat më të mëdha të shumë prej nesh.

Shpesh pas gjumit të drekës mund të ndiheni të lodhur, të këputur dhe me siguri mendoni se dremitja ishte një ide e keqe.

Por mjekët japin të dhëna të tjera për këtë proces.


Ai jo vetëm që ju shplodh, por ndihmon trurin tuaj të qëndrojë gjithnjë në formë.

Çfarë thonë ekspertët

Një studim i ri i publikuar së fundëmi tregoi se gjumi i pasdites mund t’ju mprehtjësojë mendjen dhe t’ju ndihmojë.

Studimi, i botuar në revistën General Psychiatry, monitoroi shëndetin fizik dhe mendor të më shumë se 2000 personave ku 1500 mes tyre flinin gjumë rregullisht gjatë drekës.

Vëzhgimi tregoi se personat të cilët dremisnin në drekë ose pasdite për të paktën 1 orë, kishin aftësi më të mira konjitive.

Sipas mjekëve, dremitja e ndihmon trurin të rigjenerohet apo “shërohet” nga lodhja dhe mendimet e ditës.

Teksa flini informacionet e panevojshme fshihen nga disa zona të trurit tuaj duke e përgatitur atë për informacion të ri.

Sa duhet të flini?

Sigurisht që ky pushim ka një kohë të mirëpërcaktuar e cila nuk duhet të kalohet sipas mjekëve pasi mun dtë kthehet në anën e kundër për organizmin.

Jo më shumë se dy orë gjumë pasi keni ngrënë drekë apo gjatë pasdites.

Idealja do të ishte të flini diku mes orës 1 të drekës dhe orës 3 duke filluar nga 10 deri në 30 minuta gjumë ose pak më shumë.

Përtej shplodhjes ky proces do ju qetësojë muskujt, përmirësojë humorin, zvogëlon ankthin dhe rrit produktivitetin për pjesën tjetër të ditës.

Gjithësesi nëse flini më shumë nga sa duhet kjo mund të kthehet në një problem për shëndetin.

Rreth 2 orë gjumë ose më tepër mund të jenë një proces vërtetë i dëmshmëm për trurin dhe të ndikojë negativisht në gjumin tuaj gjatë natës.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë