Fytyra tregon gjendjen e veshkave tuaja: Nefrologët apelojnë – shikoni lëkurën, sytë, gjuhën dhe veshët tuaj

  • 21.11.2022
Fytyra tregon gjendjen e veshkave tuaja: Nefrologët apelojnë – shikoni lëkurën, sytë, gjuhën dhe veshët tuaj

Përveç dhembjes dhe ndryshimit të ngjyrës së urinës, ka edhe mënyra të tjera të cilat flasin që veshkat nuk ju punojnë siç duhet.

Si të mos i injoroni sinjalet e rrezikshme të cilat jua dërgon trupi juaj, por të cilat nuk janë edhe aq të dukshme, kanë zbuluar nefrologët.

Nëse ka dyshim në problemet me veshkat, e para gjë që duhet të bëni është që të shikoheni me kujdes në pasqyrë.


Ndryshimet sipërfaqësore në fytyrë mund të tregojnë në shfaqjen e sëmundjes para simptomave të tjera, transmeton Telegrafi.

Cilave shenjave duhet kushtuar kujdes i veçantë?

Nefrologët kanë veçuar gjashtë shenja të dukshme që tregojnë se veshkat tuaja nuk funksionojnë siç duhet dhe se është e nevojshme të konsultoheni me mjekun për ndihmë.

1. Fryrja

Problemet me veshkat gjithmonë manifestohen në fytyrë duke u shfaqur ënjtje e kapakëve të poshtëm të syve. Ndonjëherë si simptomë lezionesh të zorrës së hollë formohen qese të pazakonta nën sy, ndërsa mjeku gjithsesi do të përcaktojë shkaktarin e saktë.

2. Ngjyra blu nën sy

Shfaqet posaçërisht pas zgjimit nga gjumi. Kjo është shenjë e filtrimit të keq të lëngjeve në veshka. Mund të jetë fjala edhe për “mbylljen” e sistemit të drenazhimit të trupit me substanca ngjitëse të imunoglobinës, gjë që është reaksion ndaj ushqimit të papërshtatshëm.

3. Lëkura e thatë

Thatësia e tepërt e lëkurës, duke përfshirë edhe fytyrën, tregon marrjen joadekuate të lëngjeve në organizëm dhe çrregullim të punës së sistemit të sekretimit. Gjithashtu, kjo mund të jetë edhe një shenjë e problemeve me gjëndrën tiroide. Për të përcaktuar shkaktarin e saktë të ndryshimeve, duhet të shkoni te mjeku.

4. Rrija e lagështisë së lëkurës

Kjo gjë mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës D apo e helmimit. Kjo gjë ka të bëjë me problemet e sistemit të sekretimit.

5. “Gjuha gjeografike”

Ndryshimi i receptorëve të shijes, i së ashtuquajturës “gjuhë gjeografike” (e mbuluar me njolla të kuqe të ndezura” me një kind të bardhë), si edhe qarje në të, tregojnë patologji të ndryshme. Ndryshimet në rrënjën e gjuhës tregojnë probleme me veshkat dhe fshikëzën.

6. Ndryshime në formën e veshëve

Ekspertët thonë se nëse forma e veshëve ka ndryshuar, atëherë arsyeja janë veshkat. Prandaj, kërci shumë i fortë i laprës së veshit tregon shëndetin gjenetik të veshkave, dhe i butë tregon një tendencë për probleme me sistemin urinar./telegrafi/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë