Disa ushqime të duhura kundër tensionit të ulët

24.01.2022

Nivelet e duhura të tensionit duhet të jenë 120/80 mm Hg thonë të dhënat. Sipas të dhënave, tensioni është i ulët kur zbret në 90/60 mm Hg. Simptomat më të zakonshme të tensionit të ulët të gjakut përfshijnë: marramendjen, dobësinë, të përzierat dhe mjegullimin e shikimit. Dehidratimi, ndryshimet në stilin e të ngrënit, aktiviteti i […]

Disa ushqime të duhura kundër tensionit të ulët Foto: Ilustrim

Nivelet e duhura të tensionit duhet të jenë 120/80 mm Hg thonë të dhënat.

Sipas të dhënave, tensioni është i ulët kur zbret në 90/60 mm Hg.

Simptomat më të zakonshme të tensionit të ulët të gjakut përfshijnë: marramendjen, dobësinë, të përzierat dhe mjegullimin e shikimit.

Dehidratimi, ndryshimet në stilin e të ngrënit, aktiviteti i ashpër fizik, anemia, stresi, tiroidja, niveli i ulët i sheqerit në gjak janë disa prej shkaktarëve të uljes së tensionit.

Ky i fundit mund të menaxhohet më mirë nëpërmjet disa ushqimeve të caktuara.

Ushqimet dhe pijet më të mira kundër tensionit të ulët të gjakut

Kafeja

Kafeina njihet të ketë aftësinë e rritjes së menjëhershme të tensionit të gjakut.

Nëse ky i fundit ka pësuar një rënie të menjëhershme, pini një filxhan kafeje ose çaji.

Këto dy pije stimulojnë sistemin kardiovaskular dhe rrisin rrahjet e zemrës.

Çaji i Jamballit

Pirja e këtij çaji ndihmon në rritjen e tensionit sepse ngadalëson ndikimin e aldosteronit.

Ky i fundit është hormone që rregullon ndikimin e kripës në trup.

Ullinjtë

Ullinjtë janë të pasur me vitaminë E, hekur dhe bakër.

Shija e tyre e kripur dhe ushqimet e kripura në përgjithësi rrisin tensionin e gjakut.

Ushqimet e pasura me vitaminë B-12

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me vitaminën B-12.

Sasitë e ulëta të kësaj vitamine mund të shkaktojnë anemi, e cila çon pashmangshmërisht në uljen e tensionit të gjakut.

Vezët janë një burim shumë i pasur i vitaminës B-12.

Ato mund t’i konsumoni të ziera, të skuqura apo të pjekura.

Uji

Dehidratimi lë pasoja të rënda në volumin e gjakut.

Ulja e volumit të gjakut shkakton uljen e tensionit të gjakut, veçanërisht në momentet kur njeriu po kryen një aktivitet të caktuar fizik.

Këshilloheni të pini shumë ujë dhe bëjeni këtë rregullisht.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.