Disa nga ushqimet që i konsumojmë çdo ditë janë të dëmshme për metabolizmin tonë

  • 24.03.2023
Disa nga ushqimet që i konsumojmë çdo ditë janë të dëmshme për metabolizmin tonë

Zakonisht ushqimet që janë më të disponueshme dhe që i konsumojmë shumë shpesh, janë të dëmshme për shëndetin tonë.

Ka disa produkte shumë të përpunuara, si ushqimet ose lëngjet, të cilat mund ta ngadalësojnë metabolizmin tonë dhe janë të dëmshme për shëndetin.

Prandaj, duhet t’i shmangni këtë lloj ushqimesh, siç këshillojnë nutricionistet Heather Hanks, Lisa Richards dhe Beth Hawkes. Sipas tyre, duhet të qëndrojmë larg biskotave me sheqer të përpunuar dhe lëngjeve të blera.


Biskotat me sheqer

Gjenden shpesh në rafte së bashku me ushqimet e shëndetshme në dyqane, kështu që shumëkush i blen kur kanë nevojë për një meze të lehtë. Megjithatë, nutricionistët pohojnë se ato bëjnë më shumë dëm sesa mirë.

“Granolat me sheqer (‘granola bars’) janë ushqimi më i keq për humbje peshe, sepse janë plot me sheqerna të rafinuar. Shumë prodhues pretendojnë se janë të shëndetshëm, sepse përmbajnë tërshërë. Derisa tërshëra është me të vërtetë një burim i mirë fibrash, problemi janë përbërësit e shtuar që i bëjnë ato jo të shëndetshme. Ushqimet e përpunuara janë bërë nga karbohidrate të rafinuara që krijojnë inflamacion dhe shkatërrojnë shëndetin e zorrëve”, ka shpjeguar nutricionistja Heather Hanks për She Finds.

Lëngjet e blera të pemëve

Opsionet e lëngjeve të shëndetshme, si lëngjet e pemëve janë gjithashtu plot me sheqer të fshehur. Nëse konsumoni lëngje frutash çdo ditë, mund të shkaktojë probleme të tilla, si fryrje, inflamacion, metabolizëm të ngadaltë dhe shtim në peshë.

“Në një lëng portokalli prej 350 mililitrash, ka rreth 31 gramë sheqer, që është 22 gramë më shumë se në të njëjtën sasi Coca-Cola”, pohon nutricionistja Beth Hawkes.

Gjithashtu, thuhet se lëngjet e frutave të blera nuk kanë ndonjë vlerë ushqyese. 

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë