Disa mënyra për të ulur presionin e gjakut në mënyrë natyrale

28.08.2021

Presioni i lartë i gjakut ndryshe hipertensioni, nuk ka simptoma të pazakonta. Por e vërteta është se të kesh presion të lartë të gjakut është një rrezik serioz për shëndetin, pasi rrit shanset e goditjes në zemër dhe në tru. Megjithëse ilaçet mund të ulin presionin e gjakut, ato mund të shkaktojnë efekte anësore si: […]

Disa mënyra për të ulur presionin e gjakut në mënyrë natyrale Foto: Ilustrim

Presioni i lartë i gjakut ndryshe hipertensioni, nuk ka simptoma të pazakonta. Por e vërteta është se të kesh presion të lartë të gjakut është një rrezik serioz për shëndetin, pasi rrit shanset e goditjes në zemër dhe në tru.

Megjithëse ilaçet mund të ulin presionin e gjakut, ato mund të shkaktojnë efekte anësore si: ngërç në këmbë, marramendje dhe pagjumësi. Lajmi i mirë është se shumica e njerëzve mund ta lehtësojnë hipertensionin natyrshëm, pa përdorur ilace. “Ndryshimet e stilit të jetesës janë një pjesë e rëndësishme e parandalimit dhe trajtimit të presionit të lartë të gjakut,” thotë Brandie D. Williams, kardiologe në Texas.

Ja cilat janë

Bëni më shumë aktivitet fizik: Ushtrimet e rregullta, edhe një ecje e thjeshtë, duket të jetë po aq efektive në uljen e presionit të gjakut sa ilaçet e zakonshme. Ushtrimi forcon zemrën, që do të thotë se nuk duhet të punojë aq shumë për të pompuar gjak. Humbja e peshës gjithashtu do të ndihmojë në lehtësimin e hipertensionit.

Relaksohuni: Trupat tanë reagojnë ndaj stresit duke lëshuar hormone si kortizoli dhe adrenalina. Këto hormone rrisin rrahjet e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut, duke bërë që presioni i gjakut të rritet. Por ushtrimet e frymëmarrjes dhe praktikat si meditimi, joga ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të hormoneve të stresit dhe rrjedhimisht edhe presionit të gjakut. Filloni të praktikoni pesë minuta frymëmarrje qetësuese në mëngjes  dhe pesë minuta gjatë natës.

Zvogëloni sasinë e kripës: Megjithëse presioni i gjakut nuk është veçanërisht i ndjeshëm ndaj kripës, të gjithë mund të përfitojnë nga zvogëlimi i sasisë së saj, thotë Eva Obarzanek nutricioniste kërkimore në Institutin Kombëtar të Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon 1,500 mg natrium në ditë, dhe sigurisht jo më shumë se 2,300 mg (rreth një lugë çaji). Obarzanek sugjeron të bëni kujdes me ushqimet e përpunuara.

Zgjidhni ushqime të pasura me kalium: Marrja e 2,000 deri në 4,000 mg kalium në ditë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, thotë Linda Van Horn, pedagoge e mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Northwestern Feinberg. Ne të gjithë e dimë për kaliumin tek bananet, por ushqimet si patatet, spinaqi dhe fasulet përmbajnë më shumë kalium sesa frutat. Domate, avokado, shalqi dhe fruta të thata janë burime të tjera të mëdha.

Kënaquni me çokollatën e zezë: Cokollata e ëmbël është e pasur me flavanole, të cilat qetësojnë enët e gjakut dhe rrisin qarkullimin e gjakut, dhe hulumtimet sugjerojnë që konsumimi i rregullt i çokollatës së zezë mund të ulë presionin e gjakut.

Konsumoni produkte me proteina: Zëvendësimi i karbohidrateve të rafinuara (si mielli i bardhë dhe ëmbëlsirat) me produkte të pasura në proteina si qumështi, mund të ulë presionin sistolik të gjakut tek ata me hipertension, sugjerojnë gjetjet.