Disa arsye pse portokalli është i mirë për shëndetin tuaj

29.12.2020

Duke qenë i ëmbël dhe plot lëng, portokalli është një nga frutat më popullore në botë. Portokalli është burim natyral energjie dhe i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del […]

Disa arsye pse portokalli është i mirë për shëndetin tuaj Foto: Ilustrim

Duke qenë i ëmbël dhe plot lëng, portokalli është një nga frutat më popullore në botë. Portokalli është burim natyral energjie dhe i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj.

Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj

Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave) dhe përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Ka shumë përparësi përsa i përket shëndet dhe ja pse:

  1. Forcon imunitetin: duke përmbajtur një sasi të konsiderueshme vitamine C, ai forcon imunitetin dhe ju mbron nga infeksionet.
  2. Përmirëson elasticitetin e lëkurës: dihet që duke kaluar mosha, njeriut i plaket edhe lëkura. Antioksiduesit dhe vitamina C e portokallit i japin lëkurës nje pamje rinore dhe ngadalësojnë plakjen e saj.
  3. Ndihmon shqisat e të parit: veç peshkut, edhe portokalli është një frut i shkëlqyer për përmirësimin e shikimit, sepse veç vitaminës C, përmban edhe kalium, si dhe provitaminën A, që e ruajnë shikimin tuaj edhe në një moshë madhore.
  4. Parandalon sëmundjet e zemrës: shkaku kryesor i shumë sëmundjeve të zemrës tek njerëzit janë bllokimi i arterieve si rrjedhojë e marrjes së ushqimeve jo të shëndetshme apo i konsumit të ushqimeve të shpejta, të gatshme, si: sanduiçe etj. Portokalli në përbërjen e tij përmban flavonoide që ulin sasinë e kolesterolit të keq, duke penguar kështu bllokimin e arterieve.
  5. Ndihmon në zhvillimin e trurit: portokalli përmban një përqindje të konsiderueshme acidi folik, i cili ndihmon në zhvillimin e trurit dhe mban në formë të mirë organet vitale të trupit. Portokalli është një frut i shkëlqyer gjatë shtatzënisë. Ai pengon dëmtimet neurologjike tek embrioni, ndaj rekomandohet të përdoret në sasi të mirë gjatë shtatzënisë.
  6. Mbron organizmin ndaj shfaqjes së sëmundjeve tumorale: portokalli ndihmon qelizat të luftojnë sëmundjet tumorale dhe në disa raste pengon zhvillimin e tumoreve të mitrës, mushkërive dhe lëkurës.
  7. Pengon shfaqjen e nekrozës së tëmthit: portokalli është i pasur me fribra, të cilat ndihmojnë tëmthin dhe zorrët të ruajnë gjendjen e tyre të shëndetshme.
  8. Është i shkëlqyer për diabetikët: duke qenë i pasur me fibra bimore, të cialt kanë një indeks të lartë glicemik, e bën atë një ushqim të shkëlqyer për diabetikët. Po ashtu, duke pasur shije të ëmbël, e bën atë një ëmbëlsirë të shkëlqyer për këtë grup njerëzish.
  9. Portokalli pengon rënien e flokëve: përdorimi i rregullt i tij stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili e mban të lidhur flokun me lëkurën. Po ashtu ai u jep flokëve shkëlqim dhe volum të konsiderueshëm.