Dhimbja nën sqetull – nga çfarë shkaktohet dhe kur është problematike

Dhimbjet që shfaqen në zonën e nën sqetullës mund të shkaktojnë shqetësim, që në disa raste është i justifikueshëm.

Dhimbja nën sqetull – nga çfarë shkaktohet dhe kur është problematike

Ka raste, kur një dhimbje e tillë mund të jetë pjesë e simptomave paralajmëruese të një ataku në zemër.

Megjithatë, në shumicën e kohës, dhimbje të tilla nuk janë për tu shqetësuar.


Sqetulla është një pikë takimi i muskujve, indeve, gjëndrave dhe enëve të gjakut.

Një lëndim i vetëm, mund të nxisë dhimbje në këtë zonë.

Kur dhimbja është afatgjatë dhe shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në kraharor, nofull e qafë, atëherë duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku.

Tërheqja muskulare

Njerëzit që ngrenë pesha shpesh, janë më të prirur të kenë një dhimbje të tillë.

Kjo ndodh sepse stërmundimi fizik dhe ngritja e peshave nxisin tërheqjen muskulare.

Nëse dhimbja vazhdon për më shumë se një javë, shkoni tek mjeku.

Alergjia

Sqetullat janë një vend ku manifestohen shpesh reagimet alergjike.

Këto reagime vijnë si pasojë e kimikateve me të cilat bie në kontakt lëkura.

Këto kimikate gjenden tek detergjentët, anti-djersa, parfumi, kremi i rrojës, sapuni dhe zbutësit e rrobave.

Infeksionet e lëkurës

Nëse zona e nën-sqetullës është infektuar, ju do të përjetoni jo vetëm dhimbje por edhe kruarje dhe skuqje të lëkurës.

Zona e nën-sqetullës duhet mbajtur e thatë dhe e pastër.

Gjëndrat limfatike

Gjëndrat limfatike luajnë një rol thelbësor për sistemin imunitar.

Ato gjenden me shumicë në zonën e sqetullës dhe nëse infektohen ose enjten atëherë ato shkaktojnë dhimbje.

Nëse enjtja dhe dhimbja nuk largohen, atëherë duhet të flisni me një mjek.

Angina

Angina ndodh kur në gjak mungon oksigjeni.

Kjo ndodh rëndom si pasojë e bllokimit të ndonjë ene gjaku.

Dhimbja që shkakton angina mund të shfaqet në sqetull por edhe në shpinë, qafë, nofull e shpatulla.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë