Deri kur duhet të duroni dhimbjet e shpinës dhe qafës? Këto janë simptomat, shkaqet dhe trajtimi

  • 03.12.2021
Deri kur duhet të duroni dhimbjet e shpinës dhe qafës? Këto janë simptomat, shkaqet dhe trajtimi

Në të shumtën e rasteve dhimbjet e shpinës dhe qafës, mund të parandalohen dhe të mbahen nën kontroll nëse trupi është në gjendje të mirë (kur bëhet stërvitje). Është vertetuar se qëndrimi në karrike, në një pozicion jo të drejtë ndikon në mënyrë direkte për dhimbjet e mesit. “Të gjithë njerëzit kur janë në punë përpiqen të gjejnë pozicjonin ku ndjehen rehat për momentin, pa menduar për dhimbjet e mesit që mund të vijnë më vonë.

Kushte të tjera që shkaktojnë dhimbjen e mesi mund të jenë: stenoza spinale, artriti (osteoartriti), infeksionet spinale (osteomyelitis), tumoret spinale dhe frakturat vertebrale. Kjo dhimbje mund të varijojë nga e lehtë në të rëndë. Ajo mund të jetë për afatshkurtër ose afatgjatë. Gjithashtu dhimbjet e shpines mund të shkaktojnë vështirësi për ti kryer aktivitetet e përditshme ditore.


Boshti kurrizor është I përbërë nga disa kocka të vogla, të quajtura rruaza, të cilat janë të vendosura me rradhë njëra pas tjetrës. Muskujt, ligamentet, nervat, dhe disqet intervertebrale janë pjesë plotësuese e BK.

Çfarë i shkakton dhimbjet e shpinës dhe qafës?

Ngritja e peshave të rënda, pa një pozicion të duhur të shpinës apo mesit. Pra nëse kryeni një punë të vazhdueshme në një pozicion të keq për belin dhe të mbingarkuarit e kësaj zone (sforcimi).

  • Traumat ose lëndimet;
  • Shqetësimet dhe stresi;
  • Pozicion jo i duhur i gjumit ose qëndrimit ulur.
  • Përdorimi i zgjatur i teknologjisë, duke përfshirë kompjuter, tabletë dhe telefona;
  • Shtrembërim i diskut të shtyllës kurrizore;
  • Osteoporoza;
  • Deformimi natyral i shpinës (skolioza);
  • Dëme strukturore për shkak të tumoreve ose infeksionit;
  • Problemet me kokën pas aksidenteve rrugore mund të rezultojnë në dhimbje akute ose kronike të qafës, që zgjasin disa muaj për t’u përmirësuar.

Lëvizjet e shpejta të mesit në rotacion ose përkulje të shpejtë / lëvizje te extensionit (drejtimit) të shpinës.

Aktivitetet sportive të tepërta dhe të bëra pa përgatitje adekuate fizike.

Stili I një jetese sedentare pa aktivitet fizik apo aktivitete sportive gjithashtu rritsin rrezikun për zhvillimin e problemeve të shpinës.

Mbipesha. Të jesh mbipeshë mund të rrezikohesh nga stresi, pastaj pasha e madhe ushtron presion më të madh në disqet intervertebrale me që rast mund të shkaktohet hernia diskale e cila pastaj varësishtë nga niveli I problemit shkakton edhe dhembje dhe mpirje e simprome të ngjashme.

Qëndrimi ulur për periudha të gjata kohe, mund të vendosë në presion shpinën.

Pirja e duhanit. Besohet se pirja e duhanit zvogëlon furnizimin në oksigjen të disqeve dhe shkakton degjenerimin më të shpejtë.

Mosha e shtyer është më e rrezikuar nga problemet me boshtin kurrizor.

Gjinia, sipas predispozitave gjenetike meshkujt janë më të rrezikuar se femrat

Faktorët gjenetik po ashtu mund të kenë ndikim në shfaqjen e problemeve.

Shkaqet: Mund të jenë nga më të ndryshmet por disa nga më kryesoret janë:

Ngritja e Peshave pa mbështetje të duhur,

Mosha ( në përgjithësi problemet e shpinës janë të prirura të fillojnë pas moshës 30 vjeqare kur edhe fillon mplakja e trupit të njeriut),

Mbiaktiviteti (Over-activity). Një nga shkaqet më të zakonshme të dhembjeve të mesit është dhembja muskulare nga mbi-aktivitetet. Muskujt dhe fibrat ligamentare mund të mbitendosen ose të lëndohen. P.sh kjo vjen pas një loje futbolli apo diçka tjetër në fillim të sezonit, ose kur punojmë shumë. Prandaj të gjithë jemi të njohur me këtë “ngurtësim” dhe dhembje të fund-shpinës si dhe zonave të tjera të trupit, që zakonisht kalon brenda disa ditësh.

Ndryshimi i temperaturave

Kur ftohtësia e vjeshtës është rreth nesh është shumë e zakonshme që dhimbjet tuaja të ndjehen më të forta dhe të jenë më shpesh me ju. Shumë njerëz gjithashtu lëvizin më pak në mot të ftohtë, sepse ndiejnë ngurtësi me lëvizjen e përgjithshme.

Edhe simptomat e menaxhueshme të qafës dhe shpatullave mund të bëhen papritmas më të vështira për t’u trajtuar në mot të ftohtë.

Kur temperaturat bien, pse mund të përjetohet dhimbje dhe ngurtësia në qafë?

• Në mot të ftohtë, sistemi ynë nervor mund të shkaktojë ndryshime në trup ku muskujt shtrëngohen deri në ngushtimin e enëve të gjakut në krahë, qafë dhe shpatullave. Ky mendohet të jetë një reagim për të ulur humbjen e nxehtësisë nga gjymtyrët dhe periferia e trupit duke bërë të mundur që temperatura e trupit të mbahet në organet vitale.
• Periudhat e gjata të muskujve që mbahen në një gjendje të shkurtuar dhe të ngushtë mund të rrisin perceptimin tonë të dhimbjes.

Kur të kërkoj Fizioterapi për humbjen e funksionit të qafës dhe shpatullave?

Nëse keni bërë një përpjekje të mirë me sugjerimet e mësipërme gjatë një periudhe 24 deri në 48 orë, por dhimbja e qafës, ngurtësia e shpatullave dhe humbja e lëvizjes tuaj vazhdojnë, është koha të caktoni një termin me një nga Fizioterapistët tanë.

Sinjalet e rrezikut që lidhen me dhimbjen e qafës dhe shpinës

Nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore:

  • Keni skuqje që nuk zbehet kur e shtypni me gisht;
  • Është e dhimbshme të përkuleni përpara dhe nuk mund ta mbani mjekrën në gjoks;
  • Ndjeshmëria ndaj dritës;
  • Dhimbja e qafës shoqërohet me dhimbje koke të rënda ose me vjellje të vazhdueshme;
  • Dhimbja e qafës shoqërohet me dhimbje të forta shpine;
  • Pas një dëmtimi në kokë personi është i përgjumur, i hutuar ose vjell;
  • Ka dhimbje në pjesën e pasme të syrit;
  • Shikimi, dëgjimi, shija ose ekuilibri janë prekur;
  • Fuqia e muskujve në krahë apo këmbë është zvogëluar.

Dhimbja e shpines ndryshon. Ajo mund të jetë e mprehtë ose shpuese. Ajo po ashtu mund të ndihet edhe si ngërq. Tek shumica e njerëzve mbështetja ose shtrirja përmirësojë dhimbjet e shpines, pa marrë parasysh shkakun themelor. Njerëzit me dhimbje shpine mund të përjetojnë disa nga këto simptome:

Dhembja duket se kalon nga vithet, kofsha dhe këmba, gjer në shputën e këmbës. Ndonjëherë dhimbja shkon deri në gju dhe faktori që e shkakton këtë nuk kuptohet lehtë.

Dhembja e shpinës mund të përkeqsohet me përkuljen apo ngritjen e peshave.

Të ulurit për një kohë të gjatë mund të përkeqësojë dhimbjen.

Qëndrimi në këmbë dhe ecja mund të përkeqësojë dhembjen.

Ischialgia (apo nervi ischiadik) është e zakonshme tek hernitë diskale. Kjo përfshinë vithet dhe dhimbjen në këmbë, dhe madje, mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash dobësi që shkon deri te këmbët (shputat). Është e mundur që të ketë dhimbje të nervit ischiadik, pa dhimbje mesi.

Pavarësisht nga mosha apo simptomat, në qoftë se dhimbja e mesit nuk përmisohet brenda disa javësh, apo është e lidhur me ethe, të dridhura, ose humbje të papritur peshe, ju duhet të telefononi mjekun tuaj.

Trajtimi

Në përgjithësi, trajtimi i dhembjes së mesit bëhet me njërën prej tri kategorive: Medikamente, Fizioterapi dhe Kirurgji, apo edhe me kombinimin e të trijave.

Medikamentet dhe trajtimi fizioterapeutik të kombinuara bashkë në shumicen e rasteve  lehtësojnë dhimbjet dhe bëhet një tajtim i duhur për problemin që keni.

Fizioterapia mund të përfshijnë modalitetet pasive të tilla si ngrohje, akull, ultrazëri, masazhë, dhe stimulim elektrik. Terapia aktive përbëhet nga ushtrimet e zgjatjes, forcimimit dhe manipulimit te unazave per nje korigjim te tyre, po ashtu edhe ushtrimet kardiovaskulare mund te jene te perfshira ne program. Ushtrimet e shpines për të rivendosur lëvizjen dhe forcën mund të jetë shumë e dobishme në lehtësimin e dhimbjes. Poashtu si procedure tjeter fizioterapeurike mund të përdoret edhe traksioni(tërheqja), i cili bën lirimin e rrënjëve nervore të komprimuara.

Fizioterapia mund të përfshijnë modalitetet pasive të tilla si ngrohje, akull, ultrazëri, masazh, dhe stimulim elektrik. Terapia aktive përbëhet nga ushtrime stretchingu, ngritje peshash dhe ushtrimet kardiovaskulare. Ushtrimet e mesit për të rivendosur lëvizjen dhe forcën mund të jetë shumë e dobishme në lehtësimin e dhimbjes.

Traksioni(Tërheqja) është një teknikë manuale e krijuar për të ulur presionin në disqet vertebrale të prekura që po shkaktojnë dhimbje. Tërheqja është një ‘shtrirje’ manuale e shtyllës kurrizore e cila zvogëlon presionin në disqe dhe për këtë arsye zvogëlon dhimbjen e individit.

Në Ordinancën Physio Cure Clinic, Fizioterapistët e dinë rëndësinë e:

• Vlerësimi i gjendjes tuaj të qafës ose shpatullave.
• Diskutimi mbi gjetjet me ju dhe marrja e një plani të menaxhimit të trajtimit.
• Zgjedhja e opsioneve të trajtimit për të ulur dhimbjen tuaj, për të çliruar spazmën e muskujve, për të mobilizuar nyjet, për të rivendosur lëvizjen funksionale.
• Selektimi i zgjatjeve të duhura të muskujve, ushtrimet dhe stërvitjen e qëndrimit që janë të përshtatshme për ju.
• Dhënia e këshillave për punën, shtëpinë ose aktivitetin e palestrës për të ulur tendosjen në muskujve dhe nyjeve.

Sa më gjatë dhimbja e qafës dhe ngurtësia e shpatullave ju e leni anash me shpresën se “një ditë do të zhduket”, zakonisht do të thotë që muskujt dhe problemet e kyçeve kërkojnë më shumë seanca trajtimi për të rivendosur lëvizjen e shëndetshme dhe ndjenjën e mirëqenies. Veproni tani para se të bëhet vonë dhe caktoni një termin. Ne ofrojmë një alternativë më të sigurt dhe më efektive të trajtimit në bazë të problemit tuaj unik. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar në rrugën tuaj drejt shëndetit optimal.​

Për informata rreth trajtimit të dhimbjeve të qafës kontaktoni Physio Cure Clinic:
Adresa: Physio Cure ClinicRr. Brigada 123, Suharekë
Tel. 049 546 645

*Artikull i sponzorizuar

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë