Çfarë i ndodh trurit kur jeni të stresuar – Si ndikon te kujtesa dhe shëndeti mendor

Stresi i vazhdueshëm ka një efekt të madh në shëndetin fizik dhe mendor. Po cili është efekti i tij tek truri?

Çfarë i ndodh trurit kur jeni të stresuar – Si ndikon te kujtesa dhe shëndeti mendor

Studimet mjekësore të Universitetit të Harvard-it kanë një përgjigje që do ta lexoni më poshtë.

Stresi, veçanërisht nëse është i vazhdueshëm, le shumë gjurmë në mendjen dhe trupin tonë.


Ai na bën të ndihemi të acaruar dhe vazhdimisht të lodhur, dhe ndikon në aftësinë tonë për t’u përqëndruar në aktivitetet e ditës.

Stresi kronik mund të ndikojë edhe në pagjumësi, në humbje të oreksit dhe energjisë. Por gjithashtu ai ndikon edhe në përkeqësim të shëndetit tuaj.

Këtu përfshihen diabeti, sëmundjet e zemrës dhe probleme me stomakun.

Një studim i fundit i Medical News Today, zbuloi se edhe nivele sado të ulta të stresit rrisin rrezikun për sëmundje të ndryshme kronike.

Çfarë ndikimi ka stresi te truri

Hormoni i stresit ndikon negativisht në memorje

Në studimin e përmendur, studiuesit analizuan pesona të moshës rredh 40-49 vjeç pa shenja të dementias, apo humbjes së memories.

Studiuesit i bën një test psikologjik pjesëmarrësve. Ata studiuan aftësitë e memories dhe të të menduarit te këta pjesëmarrës.

Ky test iu bë përsëri këtyre personave pas 8 vjetësh.

Në analizën e gjakut mjekët panë nivelet e kortizolit, hormonit përgjegjës të stresit.

Studjuesit zbuluan se personat me nivel të lartë të kortizolit në gjak kishin një kujtesë me të dobët se personat me nivel të ulët ose normal të tij.

Është e rëndësishme të gjeni mënyra për reduktimin e stresit

Studiuesit zbuluan se personat me nivel të lartë të kortizolit kishin një masë më të vogël volumi të trurit.

Studiuesit theksuan se është shumë e rëndësishme të gjeni mënyra për të reduktuar stresin. Të flini në orare të rregullta, të kryeni aktivitet fizik sado të vogël, të merrni kohë për veten dhe të qetësoheni.

Nëse vëreni shqetësime duhet të kryeni analiza për matjen e kortizolit. Po ashtu të merrni mjekimet e duhura për uljen e nivelit të tij, nëse është e nevojshme.

Stresi në jetën e përditshme është një ndjesi sikur jeni gjithmonë të mbingarkuar dhe bëni shumë përpjekje për t’ia dalë mbanë të gjithave.

Puna, paratë, marrëdhëniet ose situata të ndryshme, dhe gjithçka që ka të bëjë me sfidat e jetës shkakton stres.

Një Stresi i vazhdueshëm shkakton shumë probleme për shëndetin mendor por edhe për organizmin tuaj.

Puna dhe paratë konsiderohen si burim kryesor i stresit.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë