Çfarë i bën kolesteroli trurit – si të mbani nivelet e duhura në organizëm

23.11.2021

Sipas të dhënave, si truri, ashtu edhe zemra janë të varur plotësisht nga një sistem i shëndetshëm qarkullimi të gjakut. Çdo ndryshim ose vështirësi në qarkullimin e gjakut shkakton probleme në zemër dhe në tru. Shkencëtarët e Universitetit Leiden në Holandë kanë zbuluar se kolesteroli duke vështirësuar qarkullimin e gjakut, dëmton rëndë aftësitë funksionale të trurit. Përveç […]

Çfarë i bën kolesteroli trurit – si të mbani nivelet e duhura në organizëm Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave, si truri, ashtu edhe zemra janë të varur plotësisht nga një sistem i shëndetshëm qarkullimi të gjakut.

Çdo ndryshim ose vështirësi në qarkullimin e gjakut shkakton probleme në zemër dhe në tru.

Shkencëtarët e Universitetit Leiden në Holandë kanë zbuluar se kolesteroli duke vështirësuar qarkullimin e gjakut, dëmton rëndë aftësitë funksionale të trurit.

Përveç rrezikut në rritje të sëmundjeve të zemrës, kolesteroli ndikon tek vëmendja, përpunimi i informacionit dhe kujtesa.

Ekuilibrat e kolesterolit mund të prishen mjaft lehtë me kalimin e viteve, ushqyerjen problematike dhe aktivitetin fizik.

Luhatjet e kolesterolit sipas studiuesve ndikojnë fort në aftësitë reaguese të trurit.

Sipas studimit që zgjati mbi 2 vjet, njerëzit që kishin luhatje të kolesterolit në gjak, arrinin rezultate të dobëta në provime apo punë.

Atyre u duheshin disa momente më shumë se të tjerët për të plotësuar një test.

Luhatjet e kolesterolit dhe rreziku i humbjes së kujtesës

Studime të tjera kanë zbuluar se pas moshës 50 vjeçare, burrat dhe gratë me një nivel të ulët të kolesterolit të mirë , janë 53% më shumë të rrezikuar nga humbja e kujtesës.

Sipas shkencëtarëve niveli i lartë i kolesterolit të keq dhe konsumi i tepërt i yndyrnave të ngopura rrit ndjeshëm rrezikun e përkeqësimit të aftësive mendore në moshën e mesme.

Ata shpjegojnë se kolesteroli i keq bllokon enët e gjakut duke shkaktuar jo vetëm sëmundje të zemrës. por edhe ishemi.

Një nga pasojat e kësaj të fundit është edhe humbja e kujtesës.

Si të mirëmbani nivelet e kolesterolit në gjak

Studimet këshillojnë aktivitet të rregullt fizik, lënien e duhanit dhe ushqyerjen e shëndetshme për të mirëmbajtur nivelet e kolesterolit.

Shmangia e yndyrnave të ngopura është një hap i domosdoshëm për uljen e kolesterolit.

Njerëzit duhet të konsumojnë më shumë fibër, fruta, perime dhe peshk për një shëndet sa më të mirë.