Ç’duhet të dini nëse po mendoni të shkoni tek një psikolog

  • 28.12.2022
Ç’duhet të dini nëse po mendoni të shkoni tek një psikolog

Nëse po, lexoni këtë artikull, po e bëni ose nga kureshtja, ose, po dyshoni se keni nevojë

Në vijim do t’ju shpjegojmë gjithçka dhe do u përgjigjemi gjithë pyetjeve që keni pasur ndonjëherë në lidhje me terapinë për shëndetin mendor.

Si ta kuptoj që kam nevojë të shkoj te psikologu


Së pari, rifrazoni pyetjen. Më mirë pyesni veten çfarë mund të përfitoj nga psikologu? Ç’të mirë do më sjellë. Kushdo qofsh, diçka do të përfitosh patjetër. Ekziston ideja se për të shkuar te psikologu, duhet të kesh një sëmundje mendore a të vuash nga nivele të larta stresi/ankthi/traume, se duhet të riparoni diçka. Edhe pse këto janë arsye të forta, nuk janë të domosdoshme. Mund të shkoni te psikologu dhe të mësoni gjëra për veten që nuk e dinit se ju duheshin.

Pse të shkoni te psikologu

▪ Doni të mësoni të jeni më aktiv, më i shoqërueshëm, më i prekshëm, thjeshtë më…
▪ Ndiheni të trishtuar, të lodhur apo të humbur.
▪ Puna s’ju bën aspak të lumtur dhe doni të dini si ta përballoni në përditshmëri apo si të bëni para.
▪ Doni të jeni më të vetëdijshëm apo më inteligjentë emocionalisht.
▪ Keni nevojë të flisni për diçka që ju ka ndodhur në jetë.
▪ Doni të përmirësoni marrëdhëniet me të tjerët dhe të jeni njeri më i mirë
▪ Doni të arrini një synim tuajin, por keni nevojë për motivim.
▪ Doni të mësoni teknika relaksimi.
▪ Keni nevojë të falni dikë.
▪ Keni nevojë për dikë, edhe pse s’e dini pse.

Si të kuptoni që psikologu i zgjedhur është i duhuri për ju

Të gjesh psikologun që bën për ty është si të gjesh një partner. Varet nga çfarë kërkoni. Ndoshta doni të dilni nga zona e komfortit, ndoshta doni të flisni e të dëgjoheni, ndoshta doni mendimin e një pale të tretë.

Bëni mirë të zgjidhni një psikolog të specializuar apo që i njeh problemet që keni a çështjet që doni të zgjidhni.

Çfarë ndodh gjatë seancave me psikologun

Varet nga lloji i trajtimit që do të bëni sepse janë shumë. Shanset janë që do të bëni njëfarë psikoterapie, që do të thotë se do të flisni dhe do të dëgjoheni. Disa nga llojet më popullore të psikoterapisë janë:

Terapia suportive, që do të thotë se ju do të tregoni çfarë mendoni, ndjeni e çfarë problemesh keni e në këmbim do të merrni komente pozitive, këshilla dhe një bazë për të ndërtuar themele të forta emocionale.

Terapia kognitive e sjelljes fokusohet te zgjidhja e problemeve. Psikologu do t’ju ndihmojë të identifikoni sjelljet dhe veprimet e përsëritura që po ju bëjnë dëm dhe do t’ju japë alternativa të shëndetshme.

Terapia psikodinamike, që konsiston në analizimin e përvojave dhe ndjenjave për të përmirësuar veten dhe për të ndryshuar sjelljet e pashëndetshme.

Terapia dialektike e sjelljes fokusohet në mënyra praktike për të normalizuar emocionet dhe për t’ju ndihmuar të merrni përsipër përgjegjësi mbi sjelljet shkatërruese në jetë. Përdoret për ata që kanë çrregullime të personalitetit, synojnë vetëvrasjen, që kanë çrregullim të stresit post-traumatik a çrregullime me të ngrënit.

Çfarë duhet të bëni para seancës së parë

Rifreskoni njohuritë mbi historikun tuaj mjekësor që mund të ketë ndikim në shëndetin mendor. Gjithashtu, shkoni në seancë me njëfarë ideje të asaj që doni të arrini.

Çfarë ndodh seancën e parë

Seanca e parë drejtohet nga psikologu. Do të flisni për historinë tuaj, për familjen, lidhjet, punën dhe shkollën, marrëdhënien me drogën, alkoolin dhe situatën në të cilën gjendeni.

Çfarë shkruajnë psikologët gjatë seancës

Jo të gjithë shkruajnë gjatë seancave, por ata që shkruajnë shënojnë gjëra të rëndësishme thënë gjatë seancës që do t’u duhen në seanca të ardhshme. Për shembull, “ndihet sikur po largohet nga shoqëria, por ankthi s’e lejon të bëjë plane me ta” apo “përdor astrologjinë për të shpjeguar problemet që ka me burrat.”

A mbetet vërtet mes jush gjërat që thuhen?

Po, sipas Kodit të Etikës, çfarë thuhet mes jush, mbetet mes jush. /Telegrafi/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë