Çajrat që ndihmojnë me tretjen e shpejtë

09.11.2021

Çaji është përdorur prej kohësh për të lehtësuar problemet me kapsllëkun dhe ka disa lloje të veçanta që mund t’ju ndihmojnë . Po ashtu konsumi i frutave, perimeve dhe drithërave, të pasura me fibra është një mënyrë tjetër për të ndihmuar në lehtësimin e kapsllëkut tuaj. Ju do të njiheni me disa nga çajrat kundër […]

Çajrat që ndihmojnë me tretjen e shpejtë Foto: Ilustrim

Çaji është përdorur prej kohësh për të lehtësuar problemet me kapsllëkun dhe ka disa lloje të veçanta që mund t’ju ndihmojnë .

Po ashtu konsumi i frutave, perimeve dhe drithërave, të pasura me fibra është një mënyrë tjetër për të ndihmuar në lehtësimin e kapsllëkut tuaj.

Ju do të njiheni me disa nga çajrat kundër kapsllëkut, të cilët ndër vite e kanë provuar efikasitetin e tyre.

Çaji nga gjethet e senës

Gjethet e senës, janë përdorur për shekuj me radhë në mjekësinë popullore për të lehtësuar kapsllëkun.

Ato duken se kanë efekt në zorrën e trashë duke stimuluar kontraktimet që janë të dobishme për lehtësimin e kapsllëkut.

Në përgjithësi, gjethet e senës shkaktojnë lëvizje të zorrëve brenda 6 – 12 orë nga përdorimi. Kështu që ju mund ta merrni atë në mbrëmje për të inkurajuar jashtëqitjen nesërmen në mëngjes.

Kujdes: Mos e përdorni këtë çaj për më shumë se një javë pa e diskutuar më parë me mjekun tuaj.

Marrja e dozave të tepërta të senës mund të shkaktojë dëmtime të lehta deri të moderuara të mëlçisë.

Megjithatë dëmtimi i mëlçisë nga përdorimi afatgjatë i gjetheve të senës është i rrallë dhe shumica e rasteve shërohen me ndërprerjen e përdorimit.

Çaji i zi ose çaji jeshil

Çaji i zi dhe çaji jeshil vijnë nga bima e Camellia Sinensis.

Çaji i zi, ka tendencë të jetë çaji me përmbajtjen më të lartë të kafeinës.

Kafeina shërben si një stimulues për kontraktimet ose lëvizshmërinë e zorrëve.

Për shkak se çaji i zi përmban shumë kafeinë, do të duhet të tregoni kujdes me konsumin e tij.

Ju gjithashtu do të përfitoni nga flavonoidët që ai përmban, të cilat luftojnë inflamacionin dhe mbështesin imunitetin.

Çaji me aloe vera

Disa njerëz mendojnë se lëngu i aloe verës mund të jetë i dobishëm për lehtësimin e kapsllëkut.

Aloe gjendet në shumë çajra dhe duket se ka edhe veti stimuluese laksative.

Çajrat me fruta

Disa çajra të aromatizuar me fruta, mund të ndihmojnë gjithashtu në lehtësimin e kapsllëkut.

Frutat si pjeshkët, qershitë, kumbullat dhe kumbullat e thata përmbajnë një sheqer të quajtur sorbitol, i cili nuk absorbohet mirë dhe mund të shkaktojë sekretim të lëngjeve në zorrë. Kjo mund të ketë një efekt laksativ, thonë ekspertët.

Edhe pse nevojiten më shumë kërkime, nëse e pëlqeni aromën dhe vuani nga kapsllëku, ju mund t’i provoni këto çajra frutash.

Fillimi i ditës me një pije të ngrohtë mund të ndihmojë kundër kapsllëkut, thonë ekspertët e shëndetit.