Birra mund të parandalojë një sërë sëmundjesh

31.01.2020

Nuk po themi që të pini derisa të deheni, megjithatë studimet kanë treguar se konsumimi i birrës mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut, për të rënë në peshë dhe parandalon diabetin. Birra ka në përmbajtje të lartë një përbërës, i quajtur xanthohumol, që mund të parandalojë efektet negative të dietave të larta […]

Birra mund të parandalojë një sërë sëmundjesh Foto: Ilustrim

Nuk po themi që të pini derisa të deheni, megjithatë studimet kanë treguar se konsumimi i birrës mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut, për të rënë në peshë dhe parandalon diabetin. Birra ka në përmbajtje të lartë një përbërës, i quajtur xanthohumol, që mund të parandalojë efektet negative të dietave të larta në yndyra.

Këto dieta çojnë në zhvillimin e sindromës metabolike – si obezitet, tension i lartë i gjaku, nivele të larta të sheqerit në gjak dhe kolesterolit.

Eksperimentet e kryera tek minjtë kanë treguar se ndonëse minjtë u ushqyen me ushqime të larta në yndyra, ngjashëm me dietën perëndimore, flavonoidi tek birra ndihmoi në parandalimin e zhvillimit të këtyre sëmundjeve.

Një përbërës i birrës ka sidomos potencialin në uljen e rezistencës ndaj insulinës – faktori kryesor që çon në shfaqjen e diabetit të tipit 2.

Ai ul gjithashtu ndjeshmërinë ndaj leptinës – një hormon i prodhuar në trup që sinjalizon trurin kur duhet ndaluar së ngrëni dhe nis djegien e dhjamit.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Shtetëror Oregon arritën në këtë konkluzion pasi testuan përbërësit xanthohumol (XN), DXN dhe XN tek minjtë obezë. Këto rezultate mbështesin studimet e mëparshme së sugjerojnë se përbërës të tillë mund të përdoren në të ardhmen për të trajtuar sindromën metabolike.