8 shenja që tregojnë se nuk po hani mjaftueshëm

04.05.2023

Jetojmë në një epokë të fiksuar pas dietës, ku mesazhi kryesor është të hamë më pak. Por për shkak të kësaj shumë njerëz nuk hanë aq sa duhet. Me siguri keni dëgjuar ose bërë komente të tipit “bën shumë mirë që nuk e ha atë ëmbëlsirë”, “Zot, do të doja të haja më pak,” etj. […]

8 shenja që tregojnë se nuk po hani mjaftueshëm Foto: Ilustrim

Jetojmë në një epokë të fiksuar pas dietës, ku mesazhi kryesor është të hamë më pak. Por për shkak të kësaj shumë njerëz nuk hanë aq sa duhet.

Me siguri keni dëgjuar ose bërë komente të tipit “bën shumë mirë që nuk e ha atë ëmbëlsirë”, “Zot, do të doja të haja më pak,” etj.

Dhe sigurisht me gjithë këtë theksim te dietat, nuk është çudi që kaq shumë njerëz mendojnë se të hahet më pak është alternativa më e shëndetshme.

Luhatje humori

Nëse shpesh ndiheni të irrituar, të zemëruar ose të frustruar, faji mund të jetë sheqeri i ulët në gjak. Kur nuk hani mjaftueshëm ushqim ose nuk hani shpesh, sheqeri në gjak bie, gjë që mund të shkaktojë këto ndjenja të pakëndshme.

Ç’rregullim i ciklit menstrual

Nëse nuk keni perioda të rregullta, kjo mund të jetë një shenjë se nuk po hani mjaftueshëm. Amenorrhea, termi mjekësor për humbjen e menstruacioneve, mund të ndodhë kur trupi nuk ka energji të mjaftueshme nga ushqimi për të mbështetur prodhimin e periodave.

E shihni, trupi bën një punë të mrekullueshme për të kompensuar energjinë kur nuk merr ushqim mjaftueshëm në përpjekje për t’ju mbajtur gjallë. Një nga këta mekanizma kompensues është ruajtja e energjisë duke humbur menstruacionet.

Jeni të pafuqishëm

Nëse jeni të lodhur gjatë gjithë kohës, mund të jetë një shenjë se nuk po e ushqeni trupin tuaj siç duhet. Të kesh energji të ulët mund të nënkuptojë që ke konsum të ulët të energjisë. Kaloritë janë njësi energjie. Pra, nëse kufizoni marrjen e kalorive, ju kufizoni marrjen e energjisë.

Ashtu si ju nuk do të prisni që një makinë të funksionojë me pak ose aspak karburant, nuk mund të prisni që trupi juaj të funksionojë gjatë gjithë ditës me pak ose aspak kalori. Pra, nëse jeni duke fjetur mjaftueshëm dhe ende ndiheni të rraskapitur, shanset janë që thjesht nuk po hani mjaftueshëm.

Nëse nuk jeni duke fjetur mirë, kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë se nuk po hani mjaftueshëm. Mund të jetë shumë e vështirë të biesh në gjumë kur jeni të uritur.

Keni marramendje

Marramendja është një simptomë e urisë fizike, e cila shpesh shfaqet nëse nuk keni ngrënë mjaftueshëm. Pyesni veten se sa kohë ka kaluar që kur keni ngrënë diçka për herë të fundit.

Sëmureni shpesh

Është një gjë të ftohtesh kur është dimër ose nuk je i veshur siç duhet për temperaturën e jashtme dhe tjetër gjë të ftohesh gjatë gjithë kohës.

E mbani mend më herët kur përmenda amenorrenë dhe se si trupi bën disa ndryshime fiziologjike për të kompensuar mungesën e ushqimit ose energjisë? Epo, ky është një nga ata mekanizmat fiziologjikë.

Rregullimi i temperaturës së trupit tuaj kërkon energji në formën e glukozës (që gjendet në karbohidrate). Nëse nuk po merrni energji të mjaftueshme, trupi juaj nuk do të harxhojë energji për të rregulluar temperaturën e tij.

Ju vazhdimisht mendoni për ushqimin

Nëse nuk mund të ndaloni së menduari për ushqimin, ndoshta nuk po hani mjaftueshëm. Në të vërtetë ekziston një peptid në tru i quajtur neuropeptid Y që lirohet kur nuk konsumoni mjaftueshëm kalori. Roli i tij është t’ju bëjë të mendoni për ushqimin, veçanërisht karbohidratet, të cilat janë burimi kryesor i karburantit për trupin dhe trurin tonë.

Pra, edhe nëse nuk hani mjaftueshëm, truri juaj do t’ju kujtojë se duhet të hani.

Po ju bien flokët

Mangësitë ushqyese, mosmarrja e mjaftueshme e proteinave, vitaminave dhe mineraleve mund të çojë në rënien e flokëve. Gjithashtu, kur nuk hani siç duhet, trupi juaj do të kursejë energji për organet që kanë më shumë rëndësi, si zemra dhe mushkëritë tuaja, në vend të lëkurës, thonjve ose flokëve.

Ju jeni kaps

Në përpjekje për të ruajtur energjinë, trupi ngadalëson tretjen, duke rezultuar në kapsllëk.

Nëse keni një ose më shumë nga simptomat e mësipërme, ju sugjeroj të shihni një specialist i cili mund të bëjë një vlerësim të plotë ushqyes për t’u siguruar që po hani siç duhet.