6 llojet e dhimbjes së kokës që nuk duhet të injorohen

24.10.2020

Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme dhe kanë shumë shkaqe. Edhe pse ato janë një burim i shpeshtë i stresit dhe ankthit, dhimbjet e kokës janë shenjë shumë e rrallë e një sëmundjeje të rëndë. Shumë prej atyre që vuajnë prej dhimbjes së kokës shqetësohen për të pasurit e një tumori të trurit, por […]

6 llojet e dhimbjes së kokës që nuk duhet të injorohen Foto: Ilustrim

Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme dhe kanë shumë shkaqe. Edhe pse ato janë një burim i shpeshtë i stresit dhe ankthit, dhimbjet e kokës janë shenjë shumë e rrallë e një sëmundjeje të rëndë.

Shumë prej atyre që vuajnë prej dhimbjes së kokës shqetësohen për të pasurit e një tumori të trurit, por kjo është një ngjarje shumë e pazakontë. Ekzistojnë lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës. Këtu janë llojet e dhimbjes së kokës që nuk duhet t’i injoroni asnjëherë.

Dhimbje e koncentruar në njërin sy

Është zakonisht shenjë se mund të keni bllokim ose ënjtje të arteries që furnizon trurin me gjak. Pasojat janë të vjella dhe marramendje.

Dhimbje koke me vizion të paqartë

Nëse dhimbja e kokës, shoqërohet me humbjen e orientimit, kjo është shenjë serioze që ju të mund të kërcënoheni nga një goditje në tru.

Dhimbje koke pas stërvitjes

Kjo lloj dhimbje koke, që ndodh pas aktivitetit fizik, tregon mundësinë e një tumori ose aneurizëm (bllokim i arterieve).

Dhimbje koke që gjatë 24 orëve përkeqësohet në mënyrë drastike

Dhimbja e kokës që nuk ndalet brenda 24 orëve, por përkeqësohet, mund të tregojë mundësi të larta për t’u prekur nga një goditje. Menjëherë te mjeku.

Dhimbje koke nga sinuset

Dhimbjet e kokës nga sinus-et janë një problem i zakonshëm që shumë njerëz i përjetojnë, veçanërisht kur ato kanë të ftohur ose grip. Një rëndesë koke ose dhimbje që fillon nga sytë, ose në të dyja anët e hundës, janë simptomat e zakonshme. Dhimbja zakonisht është më e keqe kur koka është e kërrusur para.

Dhimbje nga migrena

Migrena është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së kokës, që ndikon në 6-8% të meshkujve dhe 15-18% të grave çdo vit. Ky problem është menduar të jetë për shkak të ndryshimeve në rrjedhjen e gjaku-t në tru. Dhimbjet e kokës shpesh janë therëse, të njëanshme, të shoqëruara me përzierje dhe të vjella. Nëse keni migrenë shtrihuni në një vend të errët, të qetë.