4 përfitimet në organizëm nga konsumi i birrës

15.07.2022

Disa studime sugjerojnë se lëndët ushqyese natyrale tek birra dhe jo vetë alkooli, janë ato që japin disa nga këto përfitime. Meqenëse opsionet e birrave joalkoolike nuk kanë qenë kurrë më të larmishme se sot, ajo mund të jetë një variant më i shëndetshëm se birra me alkool. Për të marrë të gjitha përfitimet shëndetsore […]

4 përfitimet në organizëm nga konsumi i birrës Foto: Close-up of bartender pouring draft beer in a glass.

Disa studime sugjerojnë se lëndët ushqyese natyrale tek birra dhe jo vetë alkooli, janë ato që japin disa nga këto përfitime.

Meqenëse opsionet e birrave joalkoolike nuk kanë qenë kurrë më të larmishme se sot, ajo mund të jetë një variant më i shëndetshëm se birra me alkool.

Për të marrë të gjitha përfitimet shëndetsore nga birra, studiuesit sugjerojnë që gratë mund të konsumojnë maksimalisht një pije në ditë dhe burrat dy.

Ekspertët shëndetësorë kanë renditur 4 përfitimet që mund të merrni nga konsumi i birrës.

Mund t’ju mbrojë kundër sëmundjeve kardiovaskulare

Studiuesit deklarojnë se konsumi i birrës në mënyrë të moderuar lidhej me një përmirësim të shëndetit kardiovaskular te personat me shqetësime të tilla.

Birra mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit te meshkujt

Sipas studiuesve meshkujt që nuk konsumonin birrë, kishin një rrezik dukshëm më të lartë të luhatjes së glukozës, sesa konsumuesit e birrës.

Kështu ata sugjerojnë se konsumimi i herëpashershëm i birrës mund të jetë një mbrojtës kundër diabetit.

Birra lidhej me densitet më të shëndetshëm të kockave

Përbërjet e pranishme në birrë veprojnë duke stimuluar qelizat osteoblaste, përmirësojnë strukturën e kockave dhe ndihmojnë në rimineralizimin e kockave dhe dhëmbëve.

E gjithë kjo për të thënë, se një sasi e vogël birre mund të kontribuojë në shëndetin e kockave tuaja për një kohë të gjatë.

Birra mund të ulë kolesterolin

Studiuesit zbuluan se birra ndihmon në promovimin e kolesterolit të mirë dhe rregullon nivelet e kolesterolit të keq, falë antioksidantëve që përmban.

Është e rëndësishme të theksohet se kjo u gjet kur u konsumua një sasi shumë e vogël birre.