“Shëndetësia më e mirë se në Francë, “Do të jem edhe një mandat kryetar i Suharekës”, deklarimet e Muharremajt për zgjedhjet lokale 2021

28.06.2021

Kanë mbetur më pak se 4 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale – 17 tetor. Subjektet politike janë duke e vazhduar konfirmimin e kandidaturave për kryetarë të komunave. LDK, PDK e AAK tashmë kanë përcaktuar numrin më të madh të kandidatëve për kryetarë të komunave derisa nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka […]

“Shëndetësia më e mirë se në Francë, “Do të jem edhe një mandat kryetar i Suharekës”, deklarimet e Muharremajt për zgjedhjet lokale 2021 Foto: Ilustrim

Kanë mbetur më pak se 4 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale – 17 tetor.

Subjektet politike janë duke e vazhduar konfirmimin e kandidaturave për kryetarë të komunave.

LDK, PDK e AAK tashmë kanë përcaktuar numrin më të madh të kandidatëve për kryetarë të komunave derisa nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndonjë zyrtarizim.

Pavarësisht kësaj, nga të gjitha partitë ekzistojnë kandidatë që kanë shpallur ambiciet për të garuar për kryetarë të komunave të caktuara ende pa marrë miratimin e partisë.

Subjektet politike edhe në Komunën e Suharekës kanë zyrtarizuar kandidatët për kryetar të kësaj komune.

Poashtu zyrtarizimin e kandidatit për kryetar të Komunës së Suharekës e ka bërë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Ky subjekt politik për zgjedhjet lokale për kryetar të Suharekës, ka zyrtarizuar kryetarin e degës së AAK-së njëherish edhe kryetar aktual i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ndërsa pak para shpalljeve të zgjedhjeve lokale kandidatët për kryetar të komunave si dhe partitë politike kishin filluar deklarimet për media e në rrjete sociale për këto zgjedhje, si një lloj fushate.

Njëashtu edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka vazhduar me deklarime për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, duke theksuar se ai do të jetë edhe për një mandat kryetar i Suharekës.

Muharremaj në një pronocim për media para shpalljes së zgjedhjeve lokale nga presidentja e Kosovës, kishte thënë se: Jo me kandidu por me fitu, programi qeverisës për Suharekën do mahnit Kosovën”.

“Jemi duke e punu programin, tash presidentja le ta cakton ditën e zgjedhjeve edhe shumë shpejt dalim me një program të ri që do të jetë mahnitës për gjithë Kosovën”.

“Do të fitoj për shkak të punës, për shkak që jam më afër qytetarëve dhe për shkak të obligimeve që i kam kryer me kohë”, tha Muharremaj.

Ndërsa deklarimet kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e AAK-së nuk i kishte kursyer as pas shpalljes së zgjedhjeve.

Muharremaj kishte thënë se nuk ju ka frikën kundërkandidatëve në Suharekë.

“Konkurrencën e respektoj, çdo kandidat që garon e respektoj, por unë do të jem edhe një mandat kryetar i Suharekës”, ka thënë Muharremaj.

Poashtu ai para disa javëve kishte thënë se s’e ka realizuar vetëm një premtim si kryetar i Suharekës.

Bali Muharremaj ka thënë se në mandatin e kryetarit të kësaj komune, nuk e ka realizuar vetëm një nga 20 premtimet që pati dhënë në fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale të 2017’s.

Sipas tij, ky premtim ka të bëjë me themelimin e një ndërmarrjeje që do të merrej me ujërat e zeza.

Po ashtu Muharremaj ka thënë se edhe premtimi i tij që s’do të ketë mjek të papunë në këtë komunë është përmbushur.

Ndërsa para disa dite Muharremaj kishte habitur me një deklaratë duke thënë se shëndetësia në Suharekë është më mirë se në Francë e Gjermani.

Sipas Muharremajt, shëndetësia në Suahrekë është e organizuar më mirë sesa në Francë e Gjermani.

“Tek shëndetësia, besoj aq mirë është e organizuar sa as në Francë e Gjermani nuk është e rregulluar. Tek shëndetësia problem kryesor është faktori njeri”.

“Kemi hap pesë ambulanta të reja, kemi katër qendra të mjekësisë familjare që punojnë me dy ndërrime – nuk e di a dikun në Kosovë nëpër fshtra, kemi katër QMF që punon laboratori i biokimisë”.

“Në Suharekë laboratori punon me dy ndërrime, kabineti punon me dy ndërrime. Në fshatin Mushtisht dhe atë Studençan e kemi dërgu automjektin e ndihmës së shpejtë”.

“Punon reparti I gjinekologjisë. Për herë të parë është marrë një vendim që lindjet ën Suharekë stimulohen me 250 euro për lindje”, ka thënë kryetari aktual i Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai thotë që problem momental në shëndetësi në Suharekë është se 48 mjekë kanë shkuar për specializim.

Gjithashtu ai tha personi i pari që kishte punësuar me të marrë postin e kryetarit të Suharekës, para katër vjetësh, është me nevoja të veçanta.

“Punëtori i parë që e kam punësuar ka qenë me nevoja të veçanta, sekretari në shkollën fillorë në Samdraxhë.

E zbatojmë ligjin. Jemi duke i ndihmuar ‘Handikos’ vazhdimisht, para një jave kemi organizua ekskursion për ta, kemi marrë donacion me pajisje në vlerë prej 150 mijë euro, javën e kaluar kemi shpërnda karroca.

I ndihmojmë çdo vit dhe jemi vazhdimisht me ta. I kemi disa organizata që u kemi dhënë zyre, si ‘Syri kërkon dritë’, i kemi shurdhmemecët që u kemi dhënë zyre të reja.

Ai ka thënë se të gjithë personat me nevoja të veçanta që mund të punojnë janë punësuar, duke u zbatuar ligji që përcakton sa perosna me nevoja të veçanta duhet të jenë të punësuar në 100 punëtorë.