Suharekë, u raportua për përjashtimin e arsimtares me shami nga shkolla – Fifi: Turp, veshja është zgjedhje individuale

02.09.2022

Arsimtarja e matematikës, Remzie Lezi, raportohet se është përjashtuar nga një shkollë në Komunën e Suharekës për shkak se mbante shami. Arsimtarja e matematikës, në SHFMU “Flamuri i Arbrit” në Reshtan të Komunës së Suharekës, Remzie Lezi, është përjashtuar nga e drejta për ta ushtruar profesionin e saj, për shkak të vendosjes së shamisë. Sipas […]

Suharekë, u raportua për përjashtimin e arsimtares me shami nga shkolla – Fifi: Turp, veshja është zgjedhje individuale Foto: Ilustrim

Arsimtarja e matematikës, Remzie Lezi, raportohet se është përjashtuar nga një shkollë në Komunën e Suharekës për shkak se mbante shami.

Arsimtarja e matematikës, në SHFMU “Flamuri i Arbrit” në Reshtan të Komunës së Suharekës, Remzie Lezi, është përjashtuar nga e drejta për ta ushtruar profesionin e saj, për shkak të vendosjes së shamisë.

Sipas një dokumenti të publikuar në rrjete sociale, Këshilli Drejtues i Shkollës ka vendosur në mënyrë unanime, që Lezi të përjashtohet nga shkolla.

“Duke u mbështetur në UA NR 03/2016, neni 3 pika 7, që ndalon bartjen e uniformës fetare, i gjithë Këshilli unanimisht vendosi, që nuk i lejohet arsimtares së matematikës, znj. Remzie Lezi të ushtrojë profesionin e mësuesisë në shkollën tonë me uniformë fetare”, thuhet në këtë dokument.

Lidhur me këtë raportim, ka pasur reagime të shumta nga ana e qytetarëve, e në mesin e tyre edhe nga fytyrat e njohura publike.

Për këtë përjashtim të mësimdhënëses nga shkolla shkaku i shamisë ka reguar edhe këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi-Fifi, duke thënë se secili ka të drejtë të vishet ashtu siç do.

Po ashtu, Fifi ka shtuar Këshillit të Shkollës duhet të ketë turp për këtë vendim, kjo pasi që mënyra e veshjes së një personi është zgjedhje individuale.

Reagimi i plotë pa ndëhyrje i këngëtares Fifi:

“Pse nuk po bojka kjo me shami me dhane mesim ne shkolle ??? A ka vlera ma pak se ni tjeter mesues ?? Apo eshte e paditur ?? Apo i trajton studentat ndryshe ?? Secili ka drejte me vesh qysh don. Osht zgjedhje individuale. Me kon me shami s’bon. Me kon me kemishe s’bon. Me shku me jeans s’bon. Pom vjen marre e NDERSA juve Keshillit te kesaj shkolle kam i fjale.. TURP”

Kujtojmë se për lejimin e shamisë në shkolla, para një muaji ishte zhvilluar edhe një fushatë në rrjete sociale, ku kryeministri Albin Kurti kishte shprehur qëndrimin e tij lidhur me këtë fushatë nisur kundër ndalimit të shamisë duke thënë se shamia duhet të lejohet në institucionet publike e edhe në shkolla, por jo nën moshën 16-vjeçare.