Ruani kujtimet tuaja, porositni tani portretin apo pikturën e preferuar

20.09.2021

Kujtimet për më të dashurit tuaj apo momentet tuaja më të mira mund ti ruani në forma të ndryshme. Por, pasioni dhe dëshira e madhe që kanë për artin figurativ, ka shtyrë artistë të Suharekës që të ju mundësojnë që ato ti ruani në mënyrën tuaj të preferuar. Tashmë ky grup ka arritur që përmes […]

Ruani kujtimet tuaja, porositni tani portretin apo pikturën e preferuar Foto: Ilustrim

Kujtimet për më të dashurit tuaj apo momentet tuaja më të mira mund ti ruani në forma të ndryshme.

Por, pasioni dhe dëshira e madhe që kanë për artin figurativ, ka shtyrë artistë të Suharekës që të ju mundësojnë që ato ti ruani në mënyrën tuaj të preferuar.

Tashmë ky grup ka arritur që përmes punimeve të tyre artistike, ta gëzojë pëlqimin e masës, duke punuar në mënyrë të vazhdueshme, duke arritur të përmirësohen gjithnjë e më shumë.

Përveç tjerash, punimi i portreteve mbetet zhanri i tyre i preferuar. Kryesisht, ato i punojnë me thëngjill, lapsa grafik, si dhe me materiale të tjera në fleta të madhësive të ndryshme.

Përveç vizatimit të portreteve, ky grup ka prirje të mëdha edhe në pikturë, prej të cilave kanë një numër të konsiderueshëm punimesh. Emri i tyre është liaras.art.

Ata punojnë vizatime me porosi, ndërsa për audiencën herë pas herë shpërndanë portrete të figurave të ndryshme.